LAJMI I FUNDIT:

Përplasen aeroplanët në aeroportin e Torontos (Foto)

Përplasen aeroplanët në aeroportin e Torontos (Foto)

Një aeroplan me 168 pasagjerë në bord është përplasur me një tjetër aeroplan pa pasagjerë në aeroportin e Torontos.

Aeroplani me pasagjerë sapo ishte ulur në pistë, ndërsa në një manovër të gabuar aeroplani tjetër “Sunwing” e ka goditur atë.


Kompania ajrore njoftoi se aeroplani sapo kishte mbërritur nga Kankuni dhe nuk ishte duke bërë manovra në pistë, kur është përplasur nga “Sunwing”.

Grupet e emergjencave ndërhynë menjëherë dhe fatmirësisht bënë të mundur largimin në kohë rekord të pasagjerëve nga aeroplani duke mos mbetur askush i lënduar.