Tetë persona, përfshirë një të mitur, janë ndaluar pas një sulmi fizik që ndodhi në Prilep, dhe sipas raportit, incidenti filloi në rrugën për në fshatin Sazhdevo të Krushevës dhe vazhdoi në ambientet e Shërbimit të Mjekësisë Urgjente.

"Departamenti i Punëve të Brendshme në Manastir informon se më 25 maj në orën 22:15, oficerët e policisë nga Departamenti e Punëve të Brendshme në Prilep privuan nga liria Xh.U. (31), Xh.U. (52), E.U. (35), A.U. (58), E.U. (36) dhe një të mitur 17-vjeçar, të gjithë nga fshati Presil, rajoni i Krushevës, si dhe S.K. (52) dhe H.K. (18) nga fshati Sazhdevë", thonë nga MPB.