LAJMI I FUNDIT:

Përleshje masive mes punëtorëve të “Bechtel Enka”, një i lënduar

Përleshje masive mes punëtorëve të “Bechtel Enka”, një i lënduar

Një punëtorë  ka pësuar lëndime trupore pas një përleshje masive, e cila ka ndodhur mëngjesin e së premtes, mes disa punëtorëve të “Bechtel-Enka”.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Kaçanikut aty ku po zhvillohen punimet në autostradën “Arbën Xhaferi”.


Lajmin e konfirmoi për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit, Agim Gashi, i cili tha se gjashtë persona janë dërguar në mbajtje, një është dërguar për tretman mjekësore si dhe një është liruar.

“Në përleshje janë përfshirë punëtorë të Bechtel Enka-s,  ku gjashtë prej tyre janë dërguar në mbajtje, një është dërguar për tretman mjekësorë në spital dhe një tjetër është liruar”, ka thënë Gashi. /Telegrafi/