LAJMI I FUNDIT:

Përkundër faktit që u pëlqye dhe pati pritshmëri të mëdha, këngëtari homoseksual i Australisë shënoi rezultat të dobët për vendin në ‘Eurovision 2022’

Përkundër faktit që u pëlqye dhe pati pritshmëri të mëdha, këngëtari homoseksual i Australisë shënoi rezultat të dobët për vendin në ‘Eurovision 2022’

Përfaqësuesi i Australisë, Sheldon Riley pati një rezultat zhgënjyes në ‘Eurovision 2022’ pasi nuk siguroi vota të mjaftueshme.

Këngëtari australian, 23 vjeç, u dërgua në shtëpi, pavarësisht se i impresionoi shikuesit me performancën e tij të këngës emocionale “Not the Same” gjatë gjysmëfinales të së enjtes.

Ai mori vetëm dy pikë nga publiku dhe në rezultatin final u rendit i 15-ti, shkruan DailyMail Australia.

Pavarësisht se humbi fitoren, Sheldon ishte shumë i emocionuar për të takuar transversitin Conchita Wurst, e cila fitoi Eurovisionin në vitin 2014.

Gjatë gjysmëfinales në Torino të Italisë të enjten, Sheldon këndoi një këngë të titulluar “Not the Same”, të cilën e shkroi për betejat e tij si adoleshent homoseksual.

Fansat u mblodhën në Twitter për të komplimentuar Sheldon për performancën e tij të fuqishme, njëri prej të cilëve shkroi: “Sheldon Riley merr votën time në Eurovision”.

“Sheldon absolutisht e qau atë performancë”, shkroi një person tjetër.

“Sheldon u emocionua në fund të performancës në të vërtetë mua. Nuk kam para, por do të votoja për të”, komentoi një i tretë.

Ai i tha blogut Eurovision World për këngën e tij emocionale: “Këngën e kam shkruar vetë. Është një këngë tregimtare. Nuk kam parë se çfarë lloj suksesi kanë pasur njerëzit duke shkruar këngën e tyre, por nuk doja që dikush tjetër ta shkruante atë për mua”.

“Është errësirë, është orkestrale, ka këtë moment të madh. Unë u kam thënë njerëzve që të jenë të përgatitur”.

Sheldon u bë i famshëm në “The Voice Australia” në vitin 2018, dhe përfundimisht doli i treti në konkurs.

“Jam shumë mirënjohës për këtë përvojë. Duke dërguar dashurinë time për të gjitha vendet dhe delegacionet e tyre”, tha artisti australian.

Populli shqiptar i dha pikë Serbisë, ndërsa juria profesionale e Kroacisë e vlerësoi me pikët maksimale këngëtaren serbe
Lexo po ashtu Populli shqiptar i dha pikë Serbisë, ndërsa juria profesionale e Kroacisë e vlerësoi me pikët maksimale këngëtaren serbe

Ndërkohë, Ukraina ishte fituesja përfundimtare e ‘Eurovision 2022’.

Orkestra Kalush emocionoi shikuesit me performancën e tyre prekëse të këngës “Stefania”.

Mbretëria e Bashkuar doli e dyta dhe Spanja e treta. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Efekti i Kate Middleton: Vizitat në faqet e këshillave për kancerin dhe të NHS-së u rritën pesëfish pas deklarimit të diagnozës nga Princesha

Efekti i Kate Middleton: Vizitat në faqet e këshillave për kancerin dhe të NHS-së u rritën pesëfish pas deklarimit të diagnozës nga Princesha

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina
Rita Ora vazhdon të shënojë sukses në Amerikë, ndërsa pëlqehet paraqitja e saj në

Rita Ora vazhdon të shënojë sukses në Amerikë, ndërsa pëlqehet paraqitja e saj në "The Masked Singer"

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori