LAJMI I FUNDIT:

Përfundon turneu i CS:GO – BLAST Premier Spring Showdown Europe

Përfundon turneu i CS:GO – BLAST Premier Spring Showdown Europe

Ekipi Cloud9 është shpallur fitues i BLAST Premier Spring Showdown Europe, pas fitores ndaj ekipit gjerman BIG në finale.

Në këtë turne ishin në garë tetë skuadra, për një grup çmimesh rreth 67 mijë dollarë.


Cloud9 fituan me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa ndaj ekipit BIG, për të fituar çmimin prej 20.000 dollarësh.

Gjithashtu me këtë fitore Cloud9 kanë siguruar pjesëmarrjen në turneun tjetër BLAST Premier Spring Final.

Në anën tjetër BIG në vendin e dytë kanë fituar çmimin në vlerë 12.500 dollarë.

Ndërkaq së shpejti do të nisin turnetë RMR të organizuara nga BLAST, për Majorin e CS:GO në Paris. /Telegrafi/