Ka përfunduar pa gola pjesa e parë në mes të Holandës dhe Republikës Çeke.

Pas vetëm tetë minutash lojë, Tulipanët rrezikuan me anë të Matthijs de Ligt që gjuajti me kokë, mirëpo goditja e tij përfundoi mbi portë.

Holanda vazhdoi më pas me tjera raste, mirëpo u mungoi efikasiteti, derisa mbrojta e çekëve ishte tejet e ngjeshur.

Foto: uefa.com

Një tjetër rast serioz ishte ai në minutën e 38-të, kur Antonin Barak lëshoi një shans të artë shënimi.

Goditja e tij me kokë ishte e pasaktë, duke e dërguar topin mbi traversë, e që ky ishte rasti i dytë më i rrezikshëm në këtë pjesë të parë, pas atij të De Ligt.

Në 45 minutat e dytë, me gjasë do të shënohet së paku një gol, duke parë që dy skuadrat nuk po ngurrojnë të dalin përpara. /Telegrafi/