LAJMI I FUNDIT:

Përfundon kampi rinor për restaurimin dhe dokumentimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore

Përfundon kampi rinor për restaurimin dhe dokumentimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore

Kampi dyjavor për restaurim dhe dokumentim i organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë për 17 studentë të arkitekturës dhe fushave të tjera të ndërlidhura do të përmbyllet sot në Letnicë të Vitisë.

Qëllimi i kampit ishte zhvillimi i mëtutjeshëm i shkathtësive dhe ngritja e vetëdijes së të rinjve për vlerën e monumenteve të trashëgimisë kulturore dhe nevojën për mbrojtjen, prezervimin dhe përdorimin socio-ekonomik të e tyre.


Nën udhëheqjen e ekspertëve të ndryshëm të fushës, studentët u angazhuan në dokumentimin e monumenteve me qëllim të hartimit të një plani zhvillimor për fshatin shumetnik të Letnicës, si dhe në teknika të restaurimit të trashëgimisë kulturore përmes punës praktike restauruese në monumentin e trashëgimisë te Mulliri i Frok Dokiqit.

Me këtë rast, fjalime hyrëse do të mbajnë Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jan Braathu; ministri për Kulturë, Rini dhe Sport Kujtim Gashi, dhe ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq.