Një shofer i cili për arsye të panjohur “zbarkoi” në një lumë në Bosnjë dhe Hercegovinë ka shpëtuar pa ndonjë lëndim.

Sipas mediave boshnjake, përcjell Telegrafi, ngjarja ka ndodhur në afërsi të një ure, kur vetura Audi ka përfunduar në lumë.

Si pasojë, në pamundësi për të dalë nga dera e automjetit, shoferi doli nga makina përmes çatisë panoramike dhe qëndroi aty duke pritur për ndihmë.

Ekipi i shpëtimit ka arritur tek shoferi me varkë, ndërsa gjatë ditës vetura është nxjerrë në breg.

Për momentin, siç është thënë më tej, nuk dihet shkaku i një aksidenti të tillë. /Telegrafi/