LAJMI I FUNDIT:

Përfundoi edicioni 2020/21 në Superligën e Kosovës: Kush luan në Ligën e Kampionëve, atë të Evropës, mbijetesa, barazhi dhe kush ra nga liga

Përfundoi edicioni 2020/21 në Superligën e Kosovës: Kush luan në Ligën e Kampionëve, atë të Evropës, mbijetesa, barazhi dhe kush ra nga liga

Tashmë ka përfunduar edicionin 2020/2021 në Superligën e Kosovës.

Prishtina pas tetë vitesh arriti të rikthente titullin në kryeqytet, duke shpallu kampion dy xhiro më parë.

Bardhëeklatërit me titullin e fituar, do të luajnë po ashtu në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve që fillojnë në këtë verë.

Në vendin e dytë përfundoi ish-kampioni, Drita, gjersa po ashtu siguruan fazën e parakualifikimeve në Ligën e Evropës.

Në mesin e tabelës arritën të pozicionohen, Ballkani , Gjilani dhe Llapi, me skuadrën nga Theranda që ishte deri në pesë xhirot e fundit në garë për titull.

Për mbijetesë luftuan Drenica dhe Feronikeli, që ia dolën të kryenin me sukses misionin e tyre në këtë sezon.

Trepça ’89 deri në sekondat e fundit tentoi t’i ikte barazhit, mirëpo ata duhet të zhvillojnë edhe një takim për të tentuar qëndrimin në elitën e futbollit kosovar.

Në Ligën e Parë kanë rënë Arbëria dhe Besa, me skuadrën nga Dobraja që u angazhua mjaftë shumë, por fati nuk ishte në anën e tyre. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori