LAJMI I FUNDIT:

Përfundoi aksioni i pastrimit të malit Vodno në Shkup

Përfundoi aksioni i pastrimit të malit Vodno në Shkup

U vendosën tabela të reja me mesazhin “Në xhep, nëse s’ka ku tjetër” dhe u pastrua Vodnoja nga mbeturinat. Këtë herë tabelat u vendosën në Vodno të Mesme dhe në shtigjet këmbësore të cilat çojnë deri te ky vend, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ky ishte edhe një nga aksionet në kuadër të projektit “Në xhep, nëse s’ka ku tjetër”, në të cilin morën pjesë të rinj me përkatësi të ndryshme etnike, në organizim të Lëvizjes LEAD.


Projekti “NË XHEP, nëse s’ka ku tjetër!” përkrahet nga programi Civica Mobilitas që është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), të cilin e zbaton NIRAS nga Danimarka, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Instituti Suedez për Administratë Publike.

Projekti përkrahet edhe nga Sektori për Mbrojtjen e Ambientit Jetësor i Qytetit të Shkupit./Telegrafi/