LAJMI I FUNDIT:

Përfundimisht Morata nuk shkon askund

Përfundimisht Morata nuk shkon askund

Alvaro Morata ishte lidhur befasisht me një kalim te Barcelona, mirëpo duket se një operacion i tillë nuk do të realizohet.

Sipas asaj që raporton AS, sulmuesi spanjoll do të qëndrojë te Juventusi deri në fund të këtij sezoni, atëherë edhe kur i përfundon huazimin nga Atletico Madridi.


Edhe pse Morata ishte i gatshëm që të rikthehet në La Liga, pasi ka luajtur edhe për Real Madridin, Biankonerët nuk lejuan një gjë të tillë.

Morata mund të shfrytëzohet në rolin e Mandzukicit në formacionin e ri Juves
Lexo po ashtu Morata mund të shfrytëzohet në rolin e Mandzukicit në formacionin e ri Juves

Madje edhe Atletico Madridi ishte i gatshëm ta lejonte sulmuesin që të kalonte në Camp Nou, mirëpo Juventusi nuk mund të kërkojë një tjetër sulmues.

Kështu, Barcelona duhet të shpresojë që të transferojë Moratan vetëm në afatin e verës edhe pse do të rivalizohet nga shumë skuadra.

Lojtari 29-vjeçar po ashtu u kërkua në këtë afat nga Arsenali, e në verë do të jetë një garë e ashpër për shërbimet e tij. /Telegrafi/