LAJMI I FUNDIT:

Performanca spektakolare e Bebe Rexhës dhe David Guettas në finalen e Kampionatit Botëror të FIFA-s për klube

Performanca spektakolare e Bebe Rexhës dhe David Guettas në finalen e Kampionatit Botëror të FIFA-s për klube

Këngëtarja Bebe Rexha ka bërë një paraqitje spektakolare me David Guettan gjatë ceremonisë së mbylljes së finales së Kampionatit Botëror të FIFA-s për klube, të premten pasdite.

Këngëtarja 34-vjeçare u ngjit në skenë me një kostum të zi të ngushtë që theksonte format e saj trupore si dhe një jelek korseti mbi të, shkruan DailyMail.


Veshja përmbante panele me shkëlqim vjollcë në ngjarjen, e mbajtur në stadiumin “King Abdullah Sports City” në Jeddah, Arabia Saudite.

Bebe mori vëmendjen në veshjen e saj të veçantë, e cila i përshtatej format e bollshme të trupit të saj teksa eci nëpër skenë dhe dha një performancë energjike.

Kostumi i bukuroshes bionde përfshinte një mantel glamuroz që fluturonte rreth saj dhe ishte i mbuluar me gurë të shkëlqyer që kishin edhe detaje ngjyrë vjollcë.

Ylli i muzikës pop dukej jashtëzakonisht sensacionale teksa doli në skenë dhe shpërtheu duke interpretuar hitet e saj të rrethuar nga kërcimtarë meshkuj.

U përdorën efekte piroteknike me tym, zjarr dhe shkëlqim për performancën mahnitëse para turmës prej mijëra njerëzish, të cilët ishin aty për të parë ndeshjen Manchester City kundnër Fluminese.

Këngëtarja e hitit “In The Name Of Love” kishte vendosur plot aksesorë për të zbukuruar veshjen e saj, teksa mbante një palë taka të zeza për të rritur gjithashtu gjatësinë e saj.

Artistja shqiptare me famë botërore mund të shihej duke kënduar dhe kërcyer me gjithë zemër, ndërsa mbante një mikrofon me shkëlqim argjendi në skenën e ndriçuar me drita të shumta.

David Guetta, i cili pritet të bëhet baba sërish, ishte gjithashtu i pranishëm. DJ 56-vjeçar kishte veshur një xhaketë të zezë fluturuese që e kombinoi me një palë pantallona të gjera dhe këpucë të bardha.

Guetta, i cili i ka fëmijët Elvis, 19 vjeç, dhe Angie, 15 vjeç, me ish-gruan e tij Cathy, dukej i lumtur teksa qëndronte afër të dashurës së tij aktore.

Kampionati Botëror i FIFA-s për klube është një turne futbolli ku ekipet më të mira të klubeve nga pjesë të ndryshme të botës konkurojnë për të përcaktuar kampionin përfundimtar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Magazina
Erjola krahason historinë e Romeos me Heidin, me Donaldin dhe Beatriksën, reagon ashpër Romeo

Erjola krahason historinë e Romeos me Heidin, me Donaldin dhe Beatriksën, reagon ashpër Romeo

Magazina
Paris Hilton del nudo dhe shfaq dekoltenë e saj, për kopertinën e revistës “Flaunt”

Paris Hilton del nudo dhe shfaq dekoltenë e saj, për kopertinën e revistës “Flaunt”

Magazina
Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Kalo në kategori