LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësuesja e Kosovës në video-lojën Dota 2 ka përfunduar në vendin e tretë në turneun European Esports Championship

Përfaqësuesja e Kosovës në video-lojën Dota 2 ka përfunduar në vendin e tretë në turneun European Esports Championship

Ekipi i Kosovës në Dota 2, ishte në garë për t’u kualifikuar në kampionatin botëror të Dota 2 i cili do të mbahet në Bali të Indonezisë.

Ata e nisën mirë, ku arritën që të dalin të parët në grupin B, duke mposhtur përfaqësuesen e Norvegjisë, Malit të Zi si dhe atë të Uellsit.


Kosova e vazhdoi me fitore edhe në ndeshjet e Play-Off -it ku e mposhti Azerbajxhanin me rezultat 1-0.

Në ndeshjen gjysmëfinale ekipi i Kosovës u përball me Maqedoninë e Veriut në formatin ‘Bo3’, ku u mposhtën me rezultat të përgjithshëm 2-0.

Kosova e përfundoi garën në turneun Europen Esports Championship në vendin e tretë, dhe do të garoj në IESF WORLD ESPORTS CHAMPIONSHIPS i cili do të mbahet gjatë dhjetorit të këtij viti, në Bali të Indonezisë.

Ky është formacioni i përfaqësues së Kosovës në Dota 2:

Ylli “garter” Ramadani

Florian “Fllo” Sedolli

Drin “cpirra” Idrizi

Albert “sadpk” Bahtiri

Lir “weatherbeaten” Nurboja

/Telegrafi/