LAJMI I FUNDIT:

Përdori apo jo ‘photoshop’? Fotografi Norik Uka tregon të vërtetën rreth fotografisë së përfolur të Marina Vjollcës

Përdori apo jo ‘photoshop’? Fotografi Norik Uka tregon të vërtetën rreth fotografisë së përfolur të Marina Vjollcës

Prezantuesja e njohur, Marina Vjollca, ka qenë e pranishme mbrëmë (e enjte) në promovimin e qendrës tregtare “Royall Mall”, në Prishtinë.

Ajo bëri hapjen solemne duke prezantuar ambientin e objektit, teksa rrëmbeu si gjithmonë vëmendjen me paraqitjen e saj.


Mirëpo një fotografi e hedhur në rrjetin social Instagram, bëri që moderatorja të bie pre e mijëra komenteve të fansave, të cilët e kritikuan për përdorim ‘photoshopi’.

Kështu dukej Marina Vjollca mbrëmë në hapjen solemne të “Royal Mall” (Foto: Marina Vjollca/Instagram)

Fotografia që Marina kishte publikuar, e shfaqte atë të buzëqeshur dhe të hareshme, teksa një nga gishtat e saj nuk vëreheshin.

Ishte pikërisht ky detaj ai që ka bërë komentuesit të ‘shpërthejnë’ me komente dhe akuza.

Kjo është fotografia e Marina vjollcës e cila u komentua në masë të madhe nga fansat dhe u akuzua për ‘photoshop’ (Foto: Marina Vjollca/Instagram)

Fotografi i njohur Norik Uka, i kontaktuar nga Telegrafi, ka shtjelluar si njohës i fotografisë imazhin në fjalë. Ai ka treguar se këtu nuk bëhet fjalë për ‘photoshop’.

“Në bazë të hijes dhe formës, ne si ekipi bëmë disa prova gishti. Nuk është e ‘photoshopuar’ por është këndi i fotografimit që e bën të duket si ‘photoshop’. Në anën tjetër, foto vërehet të jetë e përpunuar/retushuar mirëpo asgjë nga suazat e tepruara përpos që e respektoj pamjen e artistes”, tha Norik Uka për Telegrafin.

Fotografi i njohur Norik Uka (Foto: Norik Uka/Facebook)

Tutje, fotografi Uka tregoi se cila ka qenë arsyeja konkrete e mungesës së gishtit në fotografi.

“Sa i përket gishtit, nëse e analizon mirë kur është shkrep blici ka lëshu hije prapa dhe gishti dhe gjithë koka e kanë një vijë ngjyrë vjollce të mbyllët si siluetë përreth gjithë fotografisë, ajo tregon që fotografia nuk ka pas manipulim, sepse përndryshe nuk do të ishte vërejtur hija në prapavijë, mirëpo nëse e analizon mirë e sheh hijen. Në anën tjetër fotografia është vetëm pak e përpunuar, ndoshta vetëm ndonjë ‘highlight’ në filtra që është e lejueshme, gjë të cilën e bëjnë shumë artistë në mbarë botën”, ka thënë Norik Uka më tej.

Kjo është fotografia e Marina vjollcës e cila u komentua në masë të madhe nga fansat dhe u akuzua për ‘photoshop’ (Foto: Marina Vjollca/Instagram)

Si përfundim, fotografi i njohur shtoi se ajo çfarë ka bërë Marina është diçka që të gjithë artistët e bëjnë, e shpesh rezultatet janë të tilla.

“Nuk kisha thënë që ka gabim, mirëpo është vetëm një kënd i ngjashëm me ato që përdorin turistët kur realizojnë fotografi te Kulla e Pizzës duke vënë në pah pamjet nga perspektiva e tyre, kornetin e akullores apo diçka të ngjashme”, ka përfunduar Uka.

Përveç kësaj, fotografia e Marinës është pëlqyer shumë dhe ka marrë mbi 56 mijë pëlqime dhe mijëra komente. /Telegrafi/

Shembull i perspektivës së fotografive të realizuara në Kullën e Pizzës në Itali

Në trend Magazina

Më shumë
Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Magazina
Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Magazina
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina
Adelina Ismaili bën thirrje për lejimin e armatimit të femrave: Vini re se asnjë klerik fetar nuk ka dënuar vrasjen e grave në Kosovë

Adelina Ismaili bën thirrje për lejimin e armatimit të femrave: Vini re se asnjë klerik fetar nuk ka dënuar vrasjen e grave në Kosovë

Magazina
Një nga aktorët më të pëlqyer në botë, por i refuzuar nga vajza e tij - Tom Cruise

Një nga aktorët më të pëlqyer në botë, por i refuzuar nga vajza e tij - Tom Cruise "nuk ekziston" më për vajzën e tij 18-vjeçare

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Kalo në kategori