LAJMI I FUNDIT:

Përballja Haxholli-Ahmeti për koalicionet në balotazh (Video)

Përballja Haxholli-Ahmeti për koalicionet në balotazh (Video)

Analistët Arben Ahmeti dhe Fatmir Haxholli janë përplasur sonte në emisionin Debat D+”, lidhur me koalicionet e mundshme në balotazh për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Haxholli ka mbrojtur teorinë se edhe nëse bëhen koalicione ato do të jenë të fshehta, kurse Ahmeti e ka kundërshtuar një gjë të tillë.


“Është naive të mendohet që janë aq naivë njerëzit në AAK-së dhe PDK-së, që të bëjnë një bashkëpunim të hapur kundër dikujt, në këtë rast kundër Gazit (Gazmend Muhaxherit të LDK-së në Pejë)”, tha Haxholli.

Ndaj këtij konstatimi ka reaguar Ahmeti, duke thënë se është naive kjo që po thotë Haxholli.

“Unë jam dëshmitar i 30 koalicioneve para balotazhit, e ti më thua se nuk bëhen hapur”, tha Ahmeti.

Këto komente Haxholli  e Ahmeti i kanë bërë në RTV Dukagjini, ku sonte u debatua se në cilën komunë pritet të ketë garë më të fortë për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Për të debatuar lidhur me këtë temë, Ermal Panduri ka ftuar në studio panelistët: Imer Mushkolaj, Arben Ahmeti, Fatmir Haxholli dhe Arton Demhasaj./Telegrafi/

Për të parë videon kliko KETU