LAJMI I FUNDIT:

Për ty që je prapa grilave, këto këngë të njohura do të bëjnë të mendosh ndryshe (Foto)

Për ty që je prapa grilave, këto këngë të njohura do të bëjnë të mendosh ndryshe (Foto)

Të gjithë e dimë që jeta është shumë e gjatë për tu shpenzuar nën izolimin e një ambienti të mbyllur, por shpesh herë ngjarje të tilla edhe ndodhin.

Një gabim i rëndë mund të të çojë drejt një vendi aspak të parapëlqyer, shumë larg familjes dhe rrethit tënd shoqëror, e gjitha kjo nga një pakujdesi. Ironike!


Megjithatë, edhe në qoftë se keni përfunduar në ambientin ngjyrë gri, për shkak të një faji që keni bërë, është koha që tani të reflektoni, t’i hidhni një sy jetës që filloi e qetë dhe me ngjyra, dhe më pas të rikuperoni gabimet që ju çuan atje, ku mbase edhe jeni në këtë moment.

Burgu është një vend i errët dhe i përkohshëm, brenda tij “jetojnë” njerëz me gabime nga e kaluara, gjersa një ditë vjen drita edhe për ta.

A ka siguri të mjaftueshme në burgjet e Kosovës?
Lexo po ashtu A ka siguri të mjaftueshme në burgjet e Kosovës?

Nuk mund të themi që përbrenda atyre mureve nuk përjetoi depresion, sepse një gjë e tillë iu ndodh të burgosurve, deshën apo s’deshën ata.

Por, ka plot mënyra për të larguar gjithë stresin dhe presionin e marrë në një ambient të tillë. A e keni menduar ndonjëherë të përshkruani jetën tuaj me anë të muzikës?

Mund të tingëllojë e çuditshme, por kjo është një ndër mënyrat më të mira për të larguar gjithë depresionin e marrë nga ambientët gri, dhe këtë gjë e konfirmojnë edhe psikologët.

Diskografia shqiptare numëron me mijëra këngë, të cilat në tekstet e tyre përmbajnë guximin, pendesën dhe forcën për të vazhduar përpara.

Në vazhdim Telegrafi ju sjellë disa prej këngëve më të njohura shqiptare që kanë përshkruar pikërisht ngjarje të tilla, duke përçuar shpresën përmes vargjeve për të gjithë ata që gjenden prapa hekurave.

Le t’i hedhim një sy nëse këto këngë, përshkojnë apo jo një pjesë të jetës suaj:

Ti s’e di përse

Ti ende ndoshta se di përse je aty. Gjithçka filloi nga një gabim i vogël, një plumb, një thikë, një vendim i pamenduar gjatë edhe për 10 sekonda të tjerë, por që në fund rezultoi një gabim fatal dhe i penduar. Këngëtarja Miriam Cani interpreton një këngë të tillë, me të cilën iu drejtohet njerëzve që bën një veprim pa arsye, dhe në fund u shtrua pyetje vetëm një pyetje, “Përse?”

Të Shkuara

Pas një ngjarje të tillë, sigurisht që more shumë “Të Shkuara”, kështu thotë edhe kënga e njohur e Jehona Sopit, me vargje delikate të Aida Barakut. Këngë kjo e cila mund t’i dedikohet çdo njeriu, sepse çdo kujt në jetë mund t’i ndodhin ngjarje të zeza, andaj “Të Shkuara” edhe për ty.

Vuaj

Vuajte mjaft, kështu thotë dhe kënga e këngëtares Adelina Tahiri, e cila përbenda klipit trajtonte temën e femrave të burgosura dhe keqtrajtimin e tyre. Por nëse po mendon të arratisesh, njashtu siç bën këngëtarja në këtë klip, atëherë e ke gabim! Vetëm sa do i shtosh dënimin vetës. Gjithçka një ditë do të përfundojë…

Letër nga burgu

Është kjo një poezi e njohur që është recituar nga shumë poetë të njohur, gjersa disa reperë e kanë bërë edhe këngë. Gold Ag e solli në këtë version vite më parë. Nëse ke përfunduar në burg, mos thuaj që nuk ke shkruar asnjëherë letër. Mallëngjimi bëri që kapje stilolapsin dhe të hedhësh në letër fjalë për persona që vërtetë i do.

Gengsta Love

Një histori “Gangsta” mund të jetë fajtore që shumë njerëz përfundojnë prapa hekurave, por në fund të fundit ndodh për dashurinë. Këngëtarët Çiljeta dhe Noizy kanë pasqyruar një ngjarje të hidhur, ku gjithçka kishte përfunduar aty ku s’duhej, por që në fund pendimi i të dy palëve, bëri që të triumfojë dashuria.

Beso

beso

“Duro shpirti im, gjeje pak besim” janë vargjet e njohura të këngës “Beso” që e interpreton reperi 2po2 në bashkëpunim me këngëtaren nga Shqipëria. Përbenda këngës dhe klipit “Beso” shtjellonte dashurinë e një çifti që jetojnë të ndarë, njëri në burg, e tjetri vetëm. Por mos u brengos, vetëm “Beso”, një ditë gjithçka do të shkojë mirë.

Mirësevjen në Shpirtin

“Ti që prite s’di për sa vjet”, por “Nesër ndoshta do të jetë mirë se dje”, janë këto vargjet e mrekullueshme të këngës “Mirësvjen në Shpirtin tim”, që e interpreton këngëtari Alban Skënderaj dhe trajton një temë e cila është gjithmonë aktuale. Nga një ditë gri kur mendove se gjithçka mbaroi, e nesërmja doli të jetë më e bukur.

Muzika e mirëfilltë shqiptare shpesh herë ka qenë sensibilizuese, duke përcjellur përmes rreshtave emocionin për tu bashkuar drejt kauzave të ndryshme, dhe janë pikërisht këto këngë që sot na bëjnë të ndihemi më mirë, dhe të lëmë prapa kujtimet bardh e zi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
“Mbylle gojën” – Degradon debati mes Romeos dhe Eglës gjatë spektaklit

“Mbylle gojën” – Degradon debati mes Romeos dhe Eglës gjatë spektaklit

Magazina
Kalo në kategori