LAJMI I FUNDIT:

Për shkak të ndryshimit të ligjit të punës, kështu duken rrugët e Francës (Foto)

Për shkak të ndryshimit të ligjit të punës, kështu duken rrugët e Francës (Foto)

Protesta që kanë shpërthyer për shkak të ndryshimit të ligjit të punës në Francë, janë duke u bërë gjithnjë më të ashpra. Nga rrugët e Parisit ku kishin filluar një javë më parë, këto protesta kanë vazhduar pothuajse në të gjitha qytetet e mëdha të vendit.

Ndërkaq grevave i janë bashkuar edhe punonjësit e industrisë së naftës, kurse këtë mëngjes ka qenë pothuajse e pamundur të gjendet benzinë nëpër pompa, transmeton Telegrafi.


Përveq bllokimit të pompave, protestuesit kanë bllokuar rrugët lokale duke djegur goma, kurse grevës i janë bashkuar edhe punonjësit e centraleve bërthamore. /Telegrafi/

Franca 2

Franca 3

Franca 4

Franca 5

Franca 6

Franca 7