LAJMI I FUNDIT:

Për referendumin serb, Kelmendi: Bashkëpunimi me SHBA-të është sa obligim, aq edhe krenari

Për referendumin serb, Kelmendi: Bashkëpunimi me SHBA-të është sa obligim, aq edhe krenari

Ish –deputeti i Kuvendit të Kosovë dhe biznesmeni i njohur kosovar, Ramiz Kelmendi, ka reaguar lidhur me tendencat për mbajtjen e referendumin serb në Kosovë, duke thënë se mbajtja e çdo votimi në Kosovë është e padrejtë, veçanërisht ndajë pakicës serb.

Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “bashkëpunimi me SHBA-të, në çdo situatë është sa obligim, aq edhe krenari!


“E drejta jonë në asnjë mënyrë nuk duhet të vihet në sprovë me mendimin e drejt të BE-së e në veçanti të SHBA-së, për shumë arsye, sepse duke e ditur pozicionin e OSBE-së, pozicionin e KFOR-it dhe duke e ditur interesin kombëtarë, atëherë është më së keqi”, ka shkruar ai.

Ndërsa lidhur me lejimin ose jo të mbajtjes së referendumit serb në Kosovë, ai ka thënë se “Nëse kjo ndodhë pa pëlqimin tonë (Qytetarët e Kosovës nuk protestojnë); Nëse kjo ndodhë me pëlqimin tonë, pas presioneve ndërkombëtare (në këtë rast kemi politikë të lazdruar).
Që të dy këto pozicione janë të dëmshme për të ardhmen politike gjatë negocimeve, forcojnë pastaj mbështetjen për të pasur pakica serbe autonomi politiko-territoriale”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Kelmendit:

“Bashkëpunimi me SHBA-të, në çdo situatë është sa obligim, aq edhe krenari!

Kosova dhe Pavarësia e saj / Nuk është mirë të sprovohet e ardhmja e vendit

Kosova ka shpallur Pavarësinë më 17 shkurt 2008 dhe të gjithë qytetarët ishim të gëzuar me këtë akt përmbylljeje juridike të Kosovës.
Kosova ka nevojë të përmbyllë edhe de fakto territorialitetin e saj. Ka nevojë qe të përmbyllë negociatat me Serbinë që të pranohet më pas në të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë.

Kosova ka një mbikëqyrje ndërkombëtare politike sado e brishtë dhe e papranueshme të jetë. Ka një mbikëqyrje nga KFOR-i për sigurinë, territorialiteti, lëvizjens e lirë qytetare, Kushtetutën dhe orientimin politik dhe Ekonomik, për të cilat çdo herë dhe çdo qeverie i është bërë e qartë, se fjala e fundit është fjala e KFOR-it.

Duke e ditur edhe unë këtë fakt, edhe sa isha në parlament, edhe si zv/Kryeministër e kisha të qartë se Pavarësia jonë është falë Bashkësisë Ndërkombëtare – posaçërisht SHBA-ve, Nato-s dhe BE-së. Andaj edhe të gjitha veprimet e mia politike, ekonomike atëherë dhe sot dhe në të ardhmen do jenë në këtë drejtim, duke mos e sjellur vetën dhe vendin tim në kundërshtim me këta mekanizma.

Prandaj edhe mbajtja e çdo votimi në Kosovë është e padrejtë, veçanërisht ndajë pakicës serbe, sepse me këto dhe presione tjera të vazhdueshme, Serbia nuk po lejon serbët të Inkuadrohen në jetën politike dhe ekonomike të Kosovës. Ndryshe, Serbia e ka përdorur, po e përdorë dhe do bëjë në vazhdimësi përpjekje që ta përdorë popullatën serbe në Kosovë për veprime të tilla, deri sa mos të kemi Marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë si dy shtete dhe qytetarët pakicë të kuptojnë, se janë nën presion dhe shantazh të vazhdueshëm nnga politika e Beogradit.

E drejta jonë në asnjë mënyrë nuk duhet të vihet në sprovë me mendimin e drejt të BE-së e në veçanti të SHBA-së, për shumë arsye, sepse duke e ditur pozicionin e OSBE-së, pozicionin e KFOR-it dhe duke e ditur interesin kombëtarë, atëherë është më së keqi.

1. Nëse kjo ndodhë pa pëlqimin tonë (Qytetarët e Kosovës nuk protestojnë),

2. Nëse kjo ndodhë me pëlqimin tonë, pas presioneve ndërkombëtare (në këtë rast kemi politikë të lazdruar),

Që të dy këto pozicione janë të dëmshme për të ardhmen politike gjatë negocimeve, forcojnë pastaj mbështetjen për të pasur pakica serbe autonomi politiko-territoriale.

Të vendosim gishtin në kokë dhe të mendojmë kaçikun tonë politiko-Ushtarak.

Proverb (Drejtësia është vijë e ndarjes drejt por në çpozitë vendoset – Varet nga fuqitë e mëdha)” (sic.), ka shkruar Kelmendi.

Me kërkesë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Kuvendi i Kosovës nesër (e shtunë) në orën 14:00 do të mbajë seancë të jashtëzakonshme, në të cilën diskutohet në lidhje me synimet e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori