LAJMI I FUNDIT:

Për një ‘joint’ rrezikon të shtypet nga veturat (Video)

Për një ‘joint’ rrezikon të shtypet nga veturat (Video)

Në Almeria të Spanjës, një grup i të rinjve e kanë sfiduar një njeri të vraponte nga njëra pjesë e rrugës në tjetrën, në këmbim të një ‘jointi’ kanabis, transmeton Telegrafi.

Ai ka lëvizur nga skaji rrugës dhe ka arritur tek grupi, duke rrezikuar të shtypet nga veturat që lëviznin me shpejtësi mbi 100 km/h.


Në videon e publikuar, të rinjtë dëgjohen duke qeshur, ndërsa e inkurajojnë burrin të bëjë këtë lojë bizare.

Pasi video është publikuar në internet, Policia i ka arrestuar adoleshentët që e sfiduan këtë njeri, i cili është një i varur nga droga dhe me të kaluar kriminale./Telegrafi/