LAJMI I FUNDIT:

Pepe drejt Kinës

Pepe drejt Kinës

Pepe pritet të largohet nga Real Madridi në afatin kalimtar të janarit.

Mbrojtësi portugez së shpejti pritet të largohet nga Spanja për të vazhduar karrierën në Kinë, më saktësisht te skuadra Hebei China Fortune.


Emra të mëdhenj të futbollit në fund të sezonit mbeten pa kontrata
Lexo po ashtu Emra të mëdhenj të futbollit në fund të sezonit mbeten pa kontrata

Të paktën kështu shkruajnë mediat spanjolle, të cilat bazohen edhe në ngecjen e bisedimeve mes Pepes dhe Realit për vazhdimin e kontratës e cila skadon në qershor të 2017, transmeton KP.

Me kalimin e tij në Kinë, mbrotjësi do të marrë më shumë se dyfishin e pagës që ka te Reali, prej 4.5 milionë eurosh, pasi që Hebei China Fortune i ofron atij 10 milionë në vit.

33-vjeçari ka regjistruar 327 paraqitje me Los Blancos, ku po luan që nga viti 2007.