LAJMI I FUNDIT:

Emra të mëdhenj të futbollit në fund të sezonit mbeten pa kontrata

Emra të mëdhenj të futbollit në fund të sezonit mbeten pa kontrata

Në fund të këtij sezoni shumë lojtarëve të njohur do t’u përfundojnë kontratat me klubet aktuale, ndërsa janari është muaji ideal për shumë skuadra të interesuara për të hyrë në bisedime me këta futbollistë që mbi të gjitha do të ishin një opsion i mirë, sepse do të afroheshin me parametra zero.

Më poshtë jua sjellim listën me emrat e futbollistëve kryesorë që u skadojnë kontratat në qershorin e ardhshëm, të përpiluar nga SuperSport.


I pari në listë është Yaya Toure. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë i Manchester Cityt, edhe pse është integruar sërish në skuadër nga Pep Guardiola, me shumë gjasa do të largohet nga Citiziens në fund të këtij sezoni edhe për faktin se drejtuesit e klubit nga Etihad Stadium nuk i kanë ofruar rinovimin e kontratës.

Yaya Toure, një lojtar që do ta dëshironin shumë trajnerë

Mario Balotelli është një tjetër emër i rëndësishëm në këtë listë. Sulmuesi italian po kalon një moment shumë të mirë te Nice në Francë, por kontrata e tij skadon në përfundim të sezonit.

Te Real Madridi rinovuan me të gjithë lojtarët e rëndësishëm, por jashtë kësaj liste ka mbetur ende qendërmbrojtësi portugez, Pepe, për të cilin ka oferta nga Kina dhe Liga Premier.

Fernando Torres është një sulmues me eksperiencë që ofron tregu i lojtarëve të lirë dhe mund të jetë një opsion i mirë në verën e ardhshme për të gjitha ato skuadra që kanë nevojë për një ‘bomber’, pasi El Nino do të largohet nga Atletico Madridi.

Axel Witsel dhe Santi Cazorla janë dy emra të tjerë me peshë. Për mesfushorin belg, Juventusi po bën çmos ta transferojë që në janar, por për të interesohen edhe Evertoni e Barcelona.

Juve vazhdon ta kërkojë me ngulm Axel Witselin

Është shumë pranë fundit cikli të Santi Cazorlas te Arsenali me spanjollin 32-vjeçar që me shumë gjasa do të largohet në fund të këtij sezoni.

Lista e lojtarëve që mund të jenë të lirë në verë mbyllet me dy emra të mëdhenj, por gjasat janë që këta dy lojtarë të rinovojnë marrëveshjet aktuale me klubet e tyre respektive. Bëhet fjalë për Arjen Robben dhe Zlatan Ibrahimovic.

Robben, kontrata e të cilit skadon me 30 qershorin e ardhshëm me Bayern Munichun është shumë pranë rinovimit për një tjetër sezon me klubin bavarez, ndërsa në marrëveshjen e nënshkruar nga Ibrahimovic verën e kaluar me Manchester Unitedin ekziston klauzola për ta zgjatur edhe me një vit tjetër bashkëpunimin dhe gjasat janë që shtatlarti suedez të qëndrojë më gjatë në Old Trafford.

Përkundër moshës, Arjen Robben mund t’i shërbejë skuadrës edhe për disa sezone

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Milionerët" shkelin projektin miliardësh të PSG-së: Dortmundi kalon në finalen e Championsit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori