LAJMI I FUNDIT:

Pensionimi i një legjende, rrëfimi i Armend Dallkut

Pensionimi i një legjende, rrëfimi i Armend Dallkut
Armend Dallku (Foto: FC Prishtina)

Pas 20-të vitesh si futbollist profesionist, Armend Dallku ka vendosur t’i jap fund karrierës, të cilën e filloi pikërisht te Prishtina, aty ku edhe e përfundoi.

Mbrojtësi vushtrrias numëron mbi 500 paraqitje si profesionist, 64 prej të cilave me Kombëtaren e Shqipërisë.


Dallku ka veshur fanellën edhe te klubit nga Shqipëria, Elbasanit por kulmin e karrierës e kishte arritur me Vorskla të Ukrainës ku zhvilloi 292 ndeshje, i cili edhe ishte kapiten skuadre.

36 vjeçari për Sportin në RTV Dukagjini tregon për fillet e karrierës së tij si futbollist në Kosovë.

“Si shumë të rinj në Kosovë edhe unë e kam përjetuar edhe kohën e paraluftës edhe atë të pasluftës si sportist. E dimë se shumë gjenerata janë “djegur” për shkak të luftës. Edhe unë kam qenë një i tillë që kam pasur fatin që para luftës të jem si fatos i klubit nga Vushtrria edhe nga vij. Ka qenë gjithçka amatore pasi jemi stërvitur në fusha të hapura”, shprehet Dallku për RTV Dukagjinin.

Pensionimin e kishte menduar me herët por dëshira për të fituar titullin kampion me Prishtinën e kishte shtyrë Dallkun të vazhdojë karrierën.

“Gjithçka ishte amatore por për klubin futbollistik Prishtina ishte diçka e vështirë. Kam marrë barrën kryesore që si kapiten i ekipit të vazhdojmë me synimin e vetëm që të bëhemi kampion. Vitin e parë nuk e realizuam atë objektiv. Kemi tentuar edhe në vitin e dytë. Në vitin e tretë kam qenë në hamendje a të vazhdojë a jo. Fati nuk ishte në anën tonë dhe erdhi dita që unë të vendos t’u lë hapësirë gjeneratave të reja sepse Armendi ishte munduar për Prishtinën”, shton më tej ai.

Kulmin e karrierës e kishte arritur në Ukrainë tek klubi Vorsklas, gjithashtu 36 vjeçari thotë se momenti më i lumtur në karrierë ishte ftesa nga kombëtarja e Shqipërisë.

“Gjithçka që lidhet me jetën time personale dhe karrierën profesionale lidhet me klubin Vorsklas. Kam kaluar 11 vite shumë të mira. I kujtoj me shumë endje edhe me bashkëshorten por edhe atje erdhi një moment që duhet të largohesha. Momente të mira kam pasur edhe në Ukrainë, por momenti më i mirë ka qenë kur kam marrë ftesë nga Kombëtarja Shqiptare e Futbollit”, tha ndër të tjera Armend Dallku.

Futbollisti Armend Dallku, i cili tre vitet e fundit ishte kapiten në klubin futbollistik Prishtina, do të vazhdojë të mbetët ende aty, por me një pozitë tjetër, të cilën nuk e ka vendosur akoma. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Premier League
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Kalo në kategori