Presidenti Stevo Pendarovski sot priti në takim kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sanchez Perez-Castejon, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Siç thonë nga kabineti i tij, presidenti Pendarovski theksoi se Spanja ndër vite është dëshmuar se është një partner i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut në nivel bilateral dhe multilateral dhe mbështetës parimor i aspiratave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Në të njëjtën kohë, presidenti Pendarovski shprehu kënaqësinë për dinamikën e kontakteve politike në vitet e fundit, duke theksuar se ato kontribuojnë dukshëm në përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Me atë rast, presidenti Pendarovski theksoi interesimin për zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik, shkëmbim tregtar dhe bashkëpunim investues në periudhën e ardhshme”.

Reklama
Reklama

“Lidhur me vendimin e Bashkimit Evropian për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, presidenti Pendarovski vlerësoi se hapja e negociatave ka një rëndësi të madhe jo vetëm për përpjekjet reformuese në të dyja vendet, por ka ndikim edhe në rrethanat aktuale gjeopolitike dhe të sigurisë në rajon dhe në kontinentin evropian. Në këtë kontekst, presidenti Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet një partner konstruktiv i Bashkimit Evropian në përgjigjen ndaj sfidave të shkaktuara nga agresioni ushtarak kundër Ukrainës”, thuhet në njoftim.

Më tej shtohet se në takim u theksua se kryesimi i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023 dhe kryesimi i Spanjës me Bashkimin Evropian në gjysmën e dytë të vitit 2023 janë një mundësi e mirë për koordinim të ndërsjellë në aspektin e aktiviteteve dhe prioriteteve.

Reklama
Reklama