LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: LSDM nuk do të lejojë shtet policor!

Pendarovski: LSDM nuk do të lejojë shtet policor!

Deputeti i LSDM-së, Stevo Pendarovski gjatë takimit qendror të djeshëm të LSDM-së tha se, LSDM-ja do të hyjë në aksion kundërkriminal dhe shumë të ndjeshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pendarovski ndër të tjera tha se Qeveria e ardhshme nuk do të bëj presion ndaj gazetarëve që të shkruajnë për atë për çdo çmim dhe nuk do t’i mbyll shtëpitë televizive që do të flasin kundër saj.


Ai poashtu ka theksuar se OBRM-PDUKM ka përdorur retorikë nacionaliste, shpesh edhe shoviniste, gjegjësisht në linjën e marrëdhënieve ndëretnike të maqedonasve dhe shqiptarëve. Ndër të tjera ai ka shtuar se nuk do të ketë projekt të një shteti policor, LSDM as që do ta mendojë. /Telegrafi/