Andrej Kramaric theu të gjithë parashikimet duke u kthyer në një lojtar të njohur edhe ose kishte shumë vështirësi.

Sulmuesi i Hoffenheimit e kishte rrezikuar karrierën e tij për principet që i kishte, që e kishin penguar të shkëlqente me Kroacinë.

Në mes qëndron Zdravko Mamiç, njeriu më i fuqishëm në futbollin kroat.

Mamiç është në gjykim, ndër të tjera, për përvetësim masiv të fondeve të Dinamos Zagrebit.

Andrej Kramaric huazim te Lokomotiva Zagreb . (Photo by EuroFootball/Getty Images)

Ai merrte pjesën më të madhe të transferimit të parave të paguara në Dinamo për blerjen e lojtarëve.

Në Kroaci e dinë të gjithë që Mamic vepronte edhe si agjent futbollistësh, firmoste me ta që kur ishin të rinj të panjohur dhe u merrte një pjesë të madhe të fitimeve nga transferimet.

Dinamo Zagreb ka prodhuar këtë super skuadër në vitet e fundit (Foto) Dinamo Zagreb ka prodhuar këtë super skuadër në vitet e fundit (Foto)

Edhe pas shitjeve nga Dinamo e Zagrebit në klubet e mëdha Mamic merrte miliona.

Ai akuzohet se ka depozituar në Federatën Kroate të futbollit edhe kontrata të parregullta, pa dijeninë e lojtarëve, pas shitjes së tyre, duke u marrë përqindje të mëdha fitimi.

Andrej Kramaric (Photo by Srdjan Stevanovic/Getty Images)

Kjo nuk është pranuar nga avokatët e Mamicit. Por prokurorër janë duke provuar që ta shpallin fajtor, ndërsa Luka Modric dhe Dejan Lovren, janë pjesë e dëshmitarëve, për shitjen e tyre.

Modric është akuzuar për dëshmi të rreme dhe Lovren është duke u hetuar për këtë gjë. Kjo ka bërë që pjesë të mëdha të publikut, të jenë kundër lojtarëve, duke humbur edhe respektin për ta.

Në anën tjetër Andrej Kramaric nuk ka pranuar asnjëherë të jetë lojtar i tij.

Ai nuk pranoi të ndiqte hapat e futbollistëve më me përvojë dhe të nënshkruante një kontratë të tillë.

Kramaric në fillimet e tij te Kroacia

Kjo pothuajse i shkatërroi karrierën, por ai nuk u dorëzua.

“Nuk ka nevojë, të gjithë e dinin se çfarë po ndodhte dhe historitë që dëgjoni ishin të vërteta”.

“Unë kam dalë kësaj situate me një buzëqeshje të madhe dhe me një sukses për veten time. Por sigurisht e gjithë ajo situatë më ka lën një shije të hidhur. Dinamo ishte ëndrra ime që kur isha fëmijë”, kishte thënë Kramaric para një viti.

Djaloshi i lindur në Zagreb u bashkua me klubin si i ri ku shënoi 452 gola, sipas numërimit të tij për ekipet e të rinjve.

Kramaric kur ishte i ri te Dinamo

Ai ishte talenti më i mirë sulmues i akademisë i prodhuar në dekada.

Mamiq vazhdimisht i ishte afrua familjes së Kramaricit, duke u premtuar para, por ata nuk pranuan kurrë të nënshkruajnë më të.

Megjithëse edhe pse kishte një fillim premtues në skuadrën e parë, ai do të huazohej te Lokomotiva, klubi i dytë i Dinamos.

Ai ishte shumë i mirë, por që nuk lejohej të kthehej në ekipin e parë, pasi nuk nënshkruante kontratë me Mamicin.

Por Kramariç nuk u dorëzua. Në vitin 2013 ai kërkoi shkëputjen e ku ankohej që nuk po i jepej mundësia të luante, pasi nuk po nënshkruante me Mamicin.

Ai u transferua te Rijeka.

Kramaric te HNK Rijeka . (Photo by Laurie Dieffembacq/Belga Photo/EuroFootball/Getty Images)

Atje, Kramaric ringjalli karrierën e tij. Ai shënoi 27 gola në sezonin e tij të parë, ndërsa 28 në të ardhshmin.

Kjo tërhoqi vëmendjen e Leicester Cityt, që e blen në vitin 2015.

Ai ishte 23 vjeç, moshë më e madhe se shumica e talenteve kroatë që dalin nga vendlindja.

Te Leicester . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Kramariq nuk pati sukses në Angli.

Nga Leicester ai kaloi si huazim te Hoffenheim në dimrin e vitit 2016. Ai lulëzoi nën drejtimin e Julian Nagelsmann.

Në 2016/17 ai u shpall lojtari më i mirë i klubit nga tifozët, ndërsa edhe revista Kicker e ka futur në ekipin e sezonit.

Karriera e tij me Kombëtaren e Kroacisë ka qenë e vështirë.

Ai ka debutuar në vitin 2014, por që nuk është llogaritur edhe aq në konkurrencë me Mario Mandzukicin dhe Nikola Kalinicin.

Kramaric në duel me Marcelon (Getty)

Ai shënoi dy gola në fitoren 2-0 ndaj Ukrainës që e dërgoi Kroacinë në Kampionatin Botëror.

Por, përtej kësaj, Kramaric është shndërruar në një simbol të një refuzimit të njeriut që ka larguar shumë tifozë nga kombëtarja.

Ai është i ndryshëm edhe jashtë fushës, por i respektuar nga tifozët, pavarësisht se cilin klub e mbështesin. Kjo është ndoshta arritja më e madhe e Kramaricit. /Telegrafi/