LAJMI I FUNDIT:

“Më pëlqen të shënoj gola!”, Kane flet pas golit rekord të 50-të me fanellën e Anglisë

“Më pëlqen të shënoj gola!”, Kane flet pas golit rekord të 50-të me fanellën e Anglisë

Harry Kane u bë vetëm lojtari i dytë që arrin 50 gola për Anglinë pasi penalltia e tij siguroi një pikë kundër Gjermanisë në Ligën e Kombeve në barazimi 1-1, por kapiteni i Tre Luanëve lavdëroi “karakterin e mirë” të ekipit dhe jo arritjet e tij.

Sulmuesi i Tottenham Hotspur shënoi vonë nga penalltia për t’i siguruar një pikë mysafirëve të Gareth Southgate kundër nikoqirëve të Gjermanisë të cilët shënuan fillimisht e ane të Jonas Hofmann (50’) në Allianz Arena të Mynihut.

Me golin e të martës mbrëma, Kane tani i bashkohet Wayne Rooneyt si i vetmi reprezentues tjetër i lartë anglez që ka shënuar mbi 50 gola për vendin e tij, por kapiteni lavdëroni vendosmërinë e bashkëlojtarëve pasi u rikthyen nga disfatë ndaj Hungarisë.

Gjermania dhe Anglia ndajnë pikët, Italia mposht Hungarinë
Lexo po ashtu Gjermania dhe Anglia ndajnë pikët, Italia mposht Hungarinë

“Është vërtet e rëndësishme të tregosh mentalitetin. Në rezultatin 1-0, treguam karakter të mirë për t’u rikthyer në lojë dhe për të marrë një rezultat”, ka thënë fillimisht Kane për Channel 4 pas ndeshjes.

“Ne luajtëm kundër një skuadre shumë të mirë gjermane. Kemi ende ndeshje të rëndësishme, por Kupa e Botës do të jetë këtu para se ta kuptojmë”.

“Ne vazhduam të ecnim dhe luajtëm futbollin tonë më të mirë në gjysmë orën e fundit. Ishte turp të mos shënoja në fund”.

“Më pëlqen të shënoj gola. Gjithmonë e kam dashur veçanërisht për vendin tim. Sa herë që mund të ndihmoj skuadrën, jam i lumtur ta bëj këtë”, përfundoi Kane.

Ndryshe, me 50 gola tani, sulmuesi i Spurs ka kaluar plotësisht në vendin e dytë në listën e golashënuesve të të gjitha kohërave për Anglinë, përpara Bobby Charlton dhe tre gola pas rekordit të mbajtur nga ish-kapiteni Rooney. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori