Peja ka marrë rrugë për në Malin e Zi, ku do të jetë mysafire e skuadrës Teodo, në një ndeshje që nuk pritet të jetë aspak e lehtë për pejanët, por të cilët janë të mobilizuar për të shënuar fitore, transmeton Telegrafi.

Verdhë e zinjtë aktualisht ndodhën në pozitën e parë me dhjetë pikë të tubuara në Grupin A, ndërsa Teodo në pozitën e pestë me gjashtë pikë, por basketbollistët pejan besojnë fuqishëm se do t’i marrim edhe dy pikë të reja për mos ta lënë të lirë pozitën e parë.


Ndeshja mes Teodos dhe Pejes do të zhvillohet në fillim nga ora 18:00. /Telegrafi/
 

telegrafi sport app