LAJMI I FUNDIT:

Peja nuk ndalet, vazhdon me fitore

Peja nuk ndalet, vazhdon me fitore

Peja ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në Prince Caffe Superligë, duke mundur Ponte Prizrenin në udhëtim me rezultat 74:90 (23:30, 13:16, 28:16, 10:28).

Fillimi i ndeshjes ishte interesant me të dy skuadrat që kishin hyrë për fitore. Sidoqoftë, pejanët ishin më të mirë dhe me një treshe nga Drilon Hajrizi përmbyllin çerekun e parë në të mirë të tyre 23:30. Në periodën e dytë u zhvillua lojë më e barabartë, pjesë të cilën Peja e fitoi 13:16, për të shkuar në pushim me rezultat 36:46.


Megjithatë, prizrenasit nuk u dorëzuan, duke hyrë fuqishëm në periodën e tretë, që e fituan 28:16, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 64:64 për vendasit. Por, në 10 minutat e fundit, Peja ishte më e vëmendshme, duke e fituar 10:28 për të triumfuar në fund me rezultat 74:90.

Te Ponte Prizreni u dalluan Arti Hajdari dhe Ty Nichols me nga 19 pikë dhe Urim Zenelaj me 16, kurse te Peja më të dalluarit ishin Amel Kuljuhoviq me 21 pikë e 7 kërcime, Dardan Berisha me 16 pikë dhe Drilon Hajrizi e Marko Peroviq me nga 14 pikë.

Ponte Prizreni ka një fitore dhe dy humbje, kurse Peja tri fitore në tri ndeshje të zhvilluara.