LAJMI I FUNDIT:

Peja në gjysmëfinale, mposht bindshëm Prishtinën

Peja në gjysmëfinale, mposht bindshëm Prishtinën

Peja është kualifikuar në gjysmëfinale të “Play-off”-it të FIVE STAR Superligës, pasi fitoi ndeshjen e tretë çerekfinale (2:1) ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 100:83 (25:19, 25:25, 25:23, 25:16).

Skuadra pejane e nisi ndeshjen më mirë, duke pasur 10 pikë epërsi në çerekun e pare (25:15), që përfundoi 25:17.

Perioda e dytë ishte tërësisht e barabartë, çka e dëshmon edhe rezultati 25:25, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 50:44.

May be an image of 3 people, people standing, people playing sports, ball and indoor

Vendasit ishin në epërsi konstante edhe në periodën e tretë, ku përkundër tentimeve nga prishtinasit, kjo pjesë përfundoi 25:23, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 75:67.

Në 10 minutat e fundit, Peja menaxhoi lojën dhe epërsinë e krijuar, duke e thelluar edhe më shumë, për të triumfuar 100:83, çka i mjaftoi për të kaluar në gjysmëfinale, ku i pret Ponte Prizreni.

Gjysmëfinalja e parë zhvillohet të dielën në Prizren, ndërsa skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.

Te Peja u dalluan Brandon Walters me 33 pikë e 16 kërcime, Lis Shoshi me 18 pikë e 10 kërcime dhe Aj Walton me 19 pikë e 8 asistime, ndërsa te Sigal Prishtina u dalluan Nigel Johnson me 26 pikë dhe Tevin Mack me 25.

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori