LAJMI I FUNDIT:

Peja me fitore bindëse ndaj Kamzës në Ligën Unike

Peja me fitore bindëse ndaj Kamzës në Ligën Unike

Peja ka shënuar fitore ndaj Kamza Basket në udhëtim me rezultat 74-98 (18:25, 15:24, 21:24, 20:25), në xhiron e parë të Ligës Unike.

Pejanët ishin më të mirë nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore të merituar, duke regjistruar fitoren e parë në këtë edicion, kurse Kamza pësoi humbjen e parë.

Verdhezinjtë e nisën ndeshjen më mirë, me një epërsi prej tetë pikësh, 13:21, ndërsa e fituan çerekun e parë 18:25. Mysafirët ruajtën epërsinë në periudhën e dytë, ku në tre minutat e fundit nuk lejuan vendasit të shënojnë pikë dhe u shkëputën në 33-49, sa ishte rezultati i pjesës së parë.

Kampionët e Ligës Unike vazhduan me lojë të mirë edhe në pjesën e dytë, ku menaxhuan epërsinë e krijuar dhe e thelluan atë, për të triumfuar në fund 74-98.

Xander Bowers u dallua te Kamza me 21 pikë, 12 kërcime dhe pesë asistime, kurse te Peja u dallua Taylor Adway me 11 pikë e 11 kërcime.

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori