LAJMI I FUNDIT:

Peja fiton bindshëm kundër Bashkimit

Peja fiton bindshëm kundër Bashkimit

Peja ka shënuar fitore bindëse ndaj Bashkimit 95:58 (26:17, 22:8, 21:17, 26:16), në kuadër të xhiros së 18-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Klubi pejan e nisi ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi deri në 17 pikë, 26:9, por më pas prizrenasit me një seri prej 0:8, ngushtuan shifrat në 26:7, sa përfundoi çereku i parë.


Verdhezinjtë vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke thelluar edhe më shumë epërsinë, kurse pjesën e parë e përfunduan në të mirë të tyre 48:25.

Lojë e ngjashme u zhvillua edhe në periodën e tretë. Pejanët rritën epërsinë në 26 pikë, 53:27, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 69:42.

Në 10 minutat e fundit u zhvilloja loja vetëm formalisht, kurse vendasit thelluan edhe më shumë epërsinë, duke triumfuar në fund 95:58.

Te Peja u dalluan Brandon Walters me 18 pikë e 13 kërcime, Dion Dixon me 19 pikë e shtatë asistime, Dardan Berisha me 19 pikë e gjashtë kërcime dhe Marko Peroviq me 15 pikë e tetë kërcime, kurse te Bashkimi, Endrit Hysenagolli me 13 pikë e 11 kërcime.

Peja ka 12 fitore dhe gjashtë humbje, kurse Bashkimi nëntë fitore dhe nëntë humbje.