LAJMI I FUNDIT:

Peja bindëse ndaj Yllit

Peja bindëse ndaj Yllit

Skuadra e Pejës është e treguar e pamëshirshme në përballjen ndaj Golden Eagle Yllit duke triumfuar me rezultat 110-78.

Në duelin e zhvilluar në palestrën “Karagaçi”, vendasit u treguan të fuqishëm që nga fillimi i sfidës (32:15).


Ata e ngritën akoma më shumë avantazhin në çerekun e dytë (30:22) për të shkuar në pushim me rezultat 62-37.

Dominimi i vendasve vazhdoi edhe në pjesëlojën e tretë (27:11), ndërkaq edhe pse e fituan çerekun e fundit (21:30), mysafirët mbetën shumë prapa kundërshtarit.

Me këtë fitore, Peja pozicionohet në vend të tretë në tabelë, duke e zhvendosur Bashkimin një pozitë më poshtë.

Golden Eagle Ylli është në vend të pestë, me tri pikë më pak se vendi i katërt që mbahet nga Bashkimi. /Telegrafi/