Fermin Lopez ka përmbyllur një nga ngjitjet më të jashtëzakonshme në futbollin modern, pasi vlera e tij në treg ka shpërthyer nga vetëm 300 mijë euro në vitin 2023 në plot 100 milionë euro.

Shpërthimi i mesfushorit nisi gjatë turneut parasezonal të Barcelonës në Shtetet e Bashkuara, kur Pedri e veçoi atë si lojtarin që e kishte impresionuar më shumë në stërvitje.


Pas një huazimi modest te Linares, Fermin ishte pranë largimit nga Barcelona, por gjithçka ndryshoi kur Xavi Hernandez i hapi derën e ekipit të parë me një mundësi të papritur – të cilën 22-vjeçari e shfrytëzoi menjëherë.

Ai tërhoqi vëmendje të madhe kur shënoi në një Clasico parasezonale ndaj Real Madridit dhe, prej asaj kohe, karriera e tij mori vetëm përpjetë.

Që atëherë, Fermín ka fituar një listë mbresëlënëse trofesh dhe titujsh me Spanjën dhe Barcelonën: dy tituj të La Ligas, dy Superkupa të Spanjës, Kupën e Mbretit, Kampionatin Evropian, si dhe medaljen e artë olimpike me Spanjën.

Këtë sezon, ai ka regjistruar shifra të forta me 13 gola dhe 17 asistime, duke u konfirmuar si një prej lojtarëve kyç të Barcelonës nën drejtimin e Hansi Flick.

Si shpërblim, klubi katalunas i ka ofruar një kontratë të re deri në vitin 2031, ndërsa raportimet thonë se Fermín ka refuzuar edhe një ofertë të madhe nga Chelsea./Telegrafi/

telegrafi sport app