Pasi e therin një person në Gjakovë, ia vjedhin edhe të hollat - të dyshuarit arratisen

Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që dyshohet se ishte therur nga tre persona dhe më pas dyshohet se i kishin grabitur një shumë të hollave.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 18:50, në Gjakovë.
Tutje bëhet e ditur se të dyshuarit janë në kërkim policor, ndërsa rasti po hetohet.
"Gjakovë / 01.06.2026 – 18:50. Viktima mashkull kosovar, ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që dyshohet se ishte therur nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe më pas dyshohet se i kishin grabitur një shumë të hollave. Të dyshuarit në kërkim policor,ndërsa rasti është duke u hetuar", thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
57 minuta më parë









































