Nga ‘Toy Story 5’ te ‘Supergirl’, 10 filmat që pritet të dominojnë qershorin

Sipas një përzgjedhjeje të publikuar nga BBC, muaji qershor sjell disa nga premierat më të shumëpritura të vitit 2026, duke përfshirë rikthime të franshizave ikonike, filma me superheronj, komedi romantike dhe aventura fantastiko-shkencore.
Nga rikthimi i Toy Story dhe Scary Movie, te projekti i ri i Steven Spielberg dhe filmi i shumëpritur Supergirl, adhuruesit e kinemasë do të kenë një gamë të gjerë zgjedhjesh në javët në vijim.
1. Masters of the Universe
Franshiza e famshme e viteve të 80-ta rikthehet në ekranin e madh me Nicholas Galitzine në rolin e He-Man. Filmi sjell betejën epike mes heroit legjendar dhe armikut të tij të përbetuar, Skeletor.

2. Scary Movie 6
Seria e njohur e parodive horror rikthehet pas shumë vitesh me Anna Faris dhe Regina Hall. Filmi pritet të tallet me disa nga filmat më të njohur horror të viteve të fundit.

3. Office Romance
Jennifer Lopez dhe Brett Goldstein bashkohen në një komedi romantike të Netflix. Historia ndjek një drejtuese kompanie dhe një avokat, lidhja e fshehtë e të cilëve rrezikon karrierat e tyre.

4. Disclosure Day
Steven Spielberg rikthehet te fantashkenca me një histori që eksploron një botë ku kontakti me alienët është mbajtur i fshehtë nga qeveritë për vite me radhë.

5. Toy Story 5
Woody, Buzz Lightyear dhe miqtë e tyre rikthehen për një aventurë të re. Këtë herë lodrat përballen me sfidën e teknologjisë moderne dhe interesat e reja të fëmijëve.

6. The Death of Robin Hood
Hugh Jackman sjell një version më të errët dhe realist të Robin Hood-it. Filmi fokusohet te vitet e fundit të heroit legjendar dhe pasojat e jetës së tij të dhunshme.

7. Maddie’s Secret
Një dramë me elemente satire që ndjek historinë e një gruaje që fiton famë në rrjetet sociale, ndërsa përballet fshehurazi me probleme serioze personale.

8. Supergirl
Universi i ri DC vazhdon me historinë e Kara Zor-El. Ndryshe nga Superman, Supergirl paraqitet si një personazh më kompleks dhe me një të kaluar të vështirë.

9. Jackass: Best and Last
Johnny Knoxville dhe grupi i tij rikthehen për një aventurë të fundit plot marifete ekstreme, humor dhe sfida të çmendura që kanë karakterizuar serinë ndër vite.

10. The Invite
Penelope Cruz, Edward Norton, Seth Rogen dhe Olivia Wilde luajnë në këtë komedi të pazakontë romantike, ku një çift martesor përballet me tundime dhe surpriza të papritura pas njohjes me fqinjët e tyre. /Telegrafi/




















































