Peci prezanton kiosqen në sheshin e Mitrovicës nga fermerët e Pirqit


Kryetari i Komunës së Mitrovicës Faton Peci ka bërë të ditur për ekspozimin të kiosqeve në sheshin e Mitrovicës, ku ekspozohen ushqimet vendore nga Fermerët të Pirqit të Mitrovicës.
Peci përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook, theksoi se pjepri i Pirqit është një prej produkteve më të njohura, e cila është pjesë e identitetit të bujqësisë së Mitrovicës.
Kiosqet janë vendosur për një kohë të përkohshme - nga data 15 korrrik deri me 15 shtator.
“Ambicia deri në fund të mandatit është që të rregullojmë tregun modern ku shitësit t'i vendosin në ekspozim ushqimet vendore, jemi të përkushtuar t'i ndihmojmë shitjes ushqimore dhe të parandalojmë shitjen nëpër trotuare”, u shpreh Peci.
Tutje ai tha, se ata të cilët kanë për të ekspozuar ushqime e tyre ti ekspozojnë në kiosqe, jo nëpër trotuare pasi janë të detyruar të ndërmarrim masa. /Telegrafi/




































