LAJMI I FUNDIT:

PDK kërkon diskutime mbi modelin kroat për vetëmenaxhimin e serbëve

PDK kërkon diskutime mbi modelin kroat për vetëmenaxhimin e serbëve

Insistimi i Qeverisë së Kosovës që vetëmenaxhimi i komunitetit serb të bëhet sipas modelit kroat sipas Partisë Demokratike të Kosovës është çështje që kërkon diskutim, sidomos pas deklarimeve të palës evropiane që draft-statutin e prezantuar nga ish-Ekipi Menaxhues e shohin si bazë për krijimin e Asociacionit.

Deputetja Blerta Deliu-Kodra gjatë një interviste për KosovaPress deklaron se çështja e Asociacionit sipas modelit kroat duhet të diskutohet sepse siç thotë, ato sapo janë hapur. Ajo thotë se se nuk e di se si do të përmblidhet formati i diskutimeve për këtë model apo për propozime të tjera.


Qeveria e Kosovës insiston në modelin kroat për Asociacionin
Lexo po ashtu Qeveria e Kosovës insiston në modelin kroat për Asociacionin

“Kjo mbetet të diskutohet, sepse janë vetëm diskutime, të cilat sapo janë hapur nuk e di se si do të përmblidhet ky format i diskutimeve lidhur me propozimin kroat ose propozimet tjera kemi dëgjuar pak nga kryeministri ai nuk ka ardhur në Kuvend për të informuar qytetarët e Kosovës as për rrjedhën e dialogut dhe as për temën informuese se cila do të jetë marrëveshja… Ne e kemi një draft të ekipit që është shkarkuar nga kjo qeveri i mbetet qeverisë që të përcaktohet se cili do të jetë obligimi që ai do ta merr në raport me një ekip të ri menaxhues, por po e them drafti i statutit tashmë ekziston dhe nëse kenë dëgjuar deklaratat e Lajçak dhe zyrtarëve të tjerë të BE ata atë e marrin si model për të vazhduar për draftimin e statutit të Asociacionit”, thekson deputetja e PDK-së.

Deliu-Kodra në një intervistë për KosovaPress shkarkimin e Ekipit Menaxhues për hartimin e draft-statutit të asociacionit e sheh si përpjekje për të fajësuar qeveritë e kaluara.

“Shkarkimin e Ekipit Menaxhues në fakt e kam parë vetëm si përpjekje ose lojë të qeverisë, sepse ju e dini që ai ekip ka funksionuar që nga koha që qeveria e Albin Kurtit e ka marrë pushtetin dhe për dy vite është munduar të kryej punë atje. Kryeministri ka mund ta bëjë këtë shumë më herët…prandaj është vetëm në fazën e përpjekjeve të tij që të vendosë fajin tek qeveritë paraprake sepse atë po e bënë pafundësisht edhe pse nuk po merr obligimet e tij me gjithë mbështetje që ia kemi ofruar si parti opozitare….përpjekja e tij që të kthehet tek qeveritë paraprake, ndërkohë që me nenin 10 të marrëveshjes së re merr përsipër që t’i zbatoj mu ato marrëveshje, të cilat i ka kundërshtuar për 10 vite me radhë. Ne shohim një përpjekje dëshpëruese të zotëritë Kurtit e para për të shkelur parimet kryesore dhe për të dëshmuar që ka mashtruar tash e 10 vite dhe se Albin Kurti në pushtet po shihet se po merr përsipër obligime për t’i zbatuar të gjitha marrëveshjet të cilat ai ndër vite i ka kundërshtuar”, thotë ajo.

Se a do të ketë së shpejti dakordim për Asociacioni, sipas deputetes së PDK-së, mbetet të shihet nga angazhimi i qeverisë Kurti.

“Po e shohim që kryeministri, i cili deklarohej se nuk e di se çka është presioni tashmë po e ndjen atë që e kemi thënë ne disa herë në të kaluarën. Se a do të kemi ose jo Asociacion kjo mbetet të shihet nga angazhimi që do ta ketë qeveria, natyrisht do të jetë e vështirë të shihet që kjo marrëveshje do të ketë fund për faktin e qëndrimit tonë si PDK ne e kemi qartësuar tash e sa kohë që marrëveshja, e cila është diskutuar së fundmi e para nuk do të jetë gjithëpërfshirëse nuk ka një timeing të saj dhe mbi të gjitha ajo që e kemi thënë se për herë të parë ne kemi hequr dorë nga njohja në qendër dhe kjo ka qenë shqetësim”, nënvizoi ajo.

Deputetja Deliu-Kodra thotë për KosovaPress se me marrëveshjen e Ohrit dhe heqjen dorë nga njohja në qendër për normalizim të raporteve me Serbinë ka një prapakthim dhe degradim në këtë proces.

Jo “Republika Srpska”, modeli kroat për Asociacionin - çka dihet deri tani?
Lexo po ashtu Jo “Republika Srpska”, modeli kroat për Asociacionin - çka dihet deri tani?

“Njohja ka qenë bazë, baza kryesore është njohja pa njohje vështirë të arrihet të zhvillohet diskutimet përtej, sepse qëllimi i përhershëm në kohën kur kanë filluar negociatat aspirimi, përpjekjet tona por edhe kushti kryesor ka qenë që të kemi njohje, përderisa nuk ka njohje ne atëherë shohim një praprakthimm, një degradim të një procesi, shohim një neglizhencë dhe arrogancë të kësaj qeverie, e cila ka humbur momentumin e thash që para 1 viti e një kohe Kosova e ka pas shumë më të lehtë negocimin në kohën”, shton deputetja e PDK-së.

Gjatë kësaj jave në Kosovë kanë qëndruar delegacione ndërkombëtare, të cilat janë takuar me krerët shtetëror. Të enjten në Kosovë për vizitë ka qëndruar përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, ndërsa po ashtu vendin e ka vizituar edhe Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, e cila si urgjencë ka theksuar nevojën për krijimin e Asociacionit, ndërsa ka ritheksuar pozicionin e ShBA-ve që procesi i normalizimit duhet të përfundojë me njohje reciproke.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paraqiti draft-vizionin e Asociacionin gjatë takimit që ka zhvilluar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 2 maj në Bruksel.

Draft-vizioni ka ardhur si përgjigje ndaj një draft-statuti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin kryeministri Kurti e ka refuzuar, duke thënë se nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori