LAJMI I FUNDIT:

Pavarësisht se fitoi Kupën e Botës, Argjentina nuk është e para në botë, shokon Gjermania me renditje – ESPN publikon listën

Pavarësisht se fitoi Kupën e Botës, Argjentina nuk është e para në botë, shokon Gjermania me renditje – ESPN publikon listën

Argjentina nuk do të jetë në krye të renditjes botërore të FIFA-s këtë muaj, pavarësisht se mundi Francën për të fituar Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 1986, raporton ESPN.

Rivalët e Amerikës së Jugut, Brazili kanë mbajtur pozitën numër një që nga shkurti, kur rrëzuan Belgjikën. Por, edhe pse Selecao nuk arriti të kalonte çerekfinalet, rezultatet e Argjentinës nuk kanë qenë të mjaftueshme për t’i kaluar.


Brazili fitoi tre ndeshje në Kampionatin Botëror, humbi ndaj Kamerunit dhe pësoi një humbje me penallti nga Kroacia.

Ndërkohë, Argjentina fitoi katër ndeshje, humbi një nga Arabia Saudite dhe fitoi dy herë me penallti — duke përfshirë finalen të dielën, pasi mundi Francën 4-2 nga 11 metrshat.

Argjentina fitoi Kupën e Amerikës në vitin 2021 dhe tani është kampione e botës, por nuk mjafton për vendin e parë në renditje, bën të ditur më tej ESPN. Sukseset në gjuajtjen e penalltive vlejnë shumë më pak pikë renditje sesa fitoret në kohën e rregullt. Nëse Argjentina ose Franca do të kishin fituar finalen brenda 120 minutave, ata do të shkonin në numrin 1, por shkuarja në penallti garantoi se Brazili nuk mund të kalohej.

Lista me 20 përfaqësueset më të mira në futbollin botëror sipas ESPN:

1) Brazili

2) Argjentina

3) Franca

4) Belgjika

5) Anglia

6) Holanda

7) Kroacia

8) Italia

9) Portugalia

10) Spanja

11) Maroku

12) Zvicra

13) SHBA

14) Gjermania

15) Meksikë

16) Uruguai

17) Kolumbi

18) Danimarkë

19) Senegal

20) Japoni. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori