LAJMI I FUNDIT:

Pavarësisht sanksioneve, rritet vëllimi tregtar BE-Rusi

Pavarësisht sanksioneve, rritet vëllimi tregtar BE-Rusi

Sipas Shërbimit rus të Doganave, vëllimi tregtar midis Bashkimit Evropian (BE) dhe Rusisë është rritur me 22.1 për qind, duke arritur shifrat në 119.7 miliardë dollarë në periudhën janar-maj 2018, krahasuar periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Pavarësisht tensioneve politike dhe sanksioneve, eksportet ruse drejt në BE-së në të njëjtën periudhë u rritën me 24.5 për qind në 2017 në 83.4 miliardë dollarë, ndërsa importet e Rusisë nga ky rajon u rritën me 16.9 për qind në 36.3 miliardë dollarë, përcjell Telegrafi.


Edhe pjesa e Rusisë në vëllimin e përgjithshëm tregtar me BE-në në pesë muajt e parë të këtij viti me një rritje prej me 0.5 pikë është rritur në 44.6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rusia ndaj të cilës BE-ja për shkak të aktiviteteve të saj në Ukrainë filloi zyrtarisht zbatimin e sanksioneve më 1 gusht 2014, ajo nuk lejon hyrjen në vend të disa produkteve që vijnë nga këto vende duke zbatuar embargo për produktet e vendeve të BE-së. /Telegrafi/