LAJMI I FUNDIT:

Paundi po dëmtohet nga BREXIT-i

Paundi po dëmtohet nga BREXIT-i

Nëse kryeministrja Theresa May arrin marrëveshjen e saj të BREXIT-it apo jo, vështirësitë e monedhës britanike po vërehen që tani.

Edhe pse qeveria e Britanisë së Madhe po bën përpjekje të vazhdueshme për të siguruar një marrëveshje për një dalje të rregullt nga Bashkimi Evropian, një rrezik tjetër po shfaqet për paundin nga ekonomia e lëkundur e Britanisë së Madhe.


Sipas SEB AB Aberdeen Standard Investments, një marrëveshje do të reduktojë pasigurinë e menjëhershme, shumë dëmtime ekonomike tashmë janë bërë dhe çdo marrëveshje lehtësuese mund të jetë e kufizuar.

Brexit: Çfarë do të ndodhë me Britaninë pas 30 marsit 2019?!
Lexo po ashtu Brexit: Çfarë do të ndodhë me Britaninë pas 30 marsit 2019?!

Ekonomia në Britanisë së Madhe u rrit me ritmin më të ngadalshëm vjetor në gjashtë vitet e fundit. Ky fakt ndikoi më tej opinionin për monedhën që ka rënë 12 për qind që kur kombi ka votuar të dalë jashtë Bashkimit Evropian në 2016.

Kalimi i Brexit në parlament rrëzon paundin
Lexo po ashtu Kalimi i Brexit në parlament rrëzon paundin

Fitch Ratings ka vlerësuar vendin me një paralajmërim për rënie, duke thënë se një BREXIT pa marrëveshje ose një marrëdhënie me bllokun që dëmton ekonominë mund të rezultojë në uljen e vlerësimit.

Bie inflacioni në Britani të Madhe
Lexo po ashtu Bie inflacioni në Britani të Madhe

“Ne tashmë mund të shohim mjaft qartë se kemi një ndikim negativ në ekonomi. Edhe nëse ju merrni një lloj dalje të kontrolluar me një marrëveshje, pasiguria do të vazhdojë të jetë. Kjo është njëra prej arsyeve pse nuk shohim një spektakël të jashtëzakonshëm”, tha Richard Falkenhall, kreu i strategjisë tregtare të SEB AB Aberdeen Standard Investments. /Telegrafi/