LAJMI I FUNDIT:

Kalimi i Brexit në parlament rrëzon paundin

Kalimi i Brexit në parlament rrëzon paundin

Paundi britanik ra drejt nivelit më të ulët që prej fundit të tetorit, për shkak të shqetësimeve mbi votimin në parlamentin britanik për paketën e Brexit.
Optimizmi në aksionet globale dhe valutat nën rrezik solli një nxitje të paundit në nisje të tregtisë, për shkak të dakordësisë mes Kinës dhe SHBA për të ndaluar vendosjen e tarifave.

Megjithatë, analistët e këmbimit valutor thonë se deri sa parlamenti britanik të votojë javën e ardhshme, paundi do të ketë luhatje. Kundër dollarit amerikan, sterlina ra në nivelin më të ulët të Tetorit në 1.2708 dollarë, ndërsa me euron, valuta preku 89.05 pensë.


Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, tha se do të ketë përsëri vendin e saj të punës pas dy javësh, duke hedhur poshtë spekulimet se ajo mund të japë dorëheqjen nëse humbet miratimin në parlament të paketës së saj të Brexit.

Partitë e Irlandës së Veriut që përbën qeverinë e Thersesa May si dhe shumë politikanë të vetë partisë së saj Konservatore, kanë thënë se do të votojnë kundër marrëveshjes së arritur me Europën në 11 dhjetor.

Shqetësime të tilla kanë nisur aktivitetet në tregun e kontratave derivative të valutës. Luhatshmëria 14-ditore e paundit, një tregues i luhatjeve të pritura në një afat 2-javor, është rritur ndërkohë që investitorët kanë vënë bast për lëkundje të valutës. /Telegrafi/