LAJMI I FUNDIT:

Patinatorja 15-vjeçare ruse fitoi medaljen e artë, por ceremonia shtyhet shkaku i dyshimeve për doping

Patinatorja 15-vjeçare ruse fitoi medaljen e artë, por ceremonia shtyhet shkaku i dyshimeve për doping

Patinatorja 15-vjeçare ruse, Kamila Valieva e ka gjetur veten në mes të një skandali tjetër dopingu rus.

Adoleshentja e talentuar thuhet se është bërë objekt i një hetimi për doping pas fitores së saj të fundit në Lojërat Olimpike Dimërore në “Pekin 2022”.


Komiteti Olimpik Rus (ROC) fitoi medaljen e artë në garën ekipore të patinazhit artistik, duke kaluar me sukses konkurrencën e ashpër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Japonisë.

Por, në minutën e fundit, ceremonia e medaljes u shty, duke shkaktuar konfuzionin e të gjithëve në atë kohë.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) që atëherë ka dalë dhe ka konfirmuar se çështjet e vazhdueshme ligjore në prapaskenë ishin arsyeja e shtyrjes së papritur të ceremonisë.

Dhe duke pasur parasysh të kaluarën e errët të ROC në vitet e fundit, të gjithë dyshuan për më të keqen.

“Ne kemi të përfshirë atletë që kanë fituar medalje. Të gjithë po bëjnë absolutisht gjithçka që situata të zgjidhet sa më shpejt”.

“Siç e dini, çështjet ligjore ndonjëherë mund të zvarriten”, ka thënë zëdhënësi i IOC, Mark Adams.

Por, rezulton se njerëzit nuk e kishin gabim me supozimet e tyre fillestare pasi faqja e respektuar e Lojërave Olimpike ‘Inside The Games’ pretendoi se një nga patinatoret në ekipin prej gjashtë personash të Rusisë po hetohej për doping të dyshuar të një substance të ndaluar.

Raportet nga USA Today më pas konfirmuan se Valieva, e cila sapo ishte bërë gruaja e parë në histori që ul dy herë me sukses një kërcim të katërfishtë, kishte rezultuar pozitive në një substancë të ndaluar.

Ndërsa disa pjesë të medias ruse hodhën poshtë plotësisht pretendimet e një ilaçi që përmirëson performancën e gjetur në sistemin e saj, të tjerë u përpoqën të hedhin pak dritë mbi situatën në zhvillim, me gazetat si RBC dhe Kommersant që këmbëngulin se Valieva kishte marrë në të vërtetë Trimetazidine që ndihmon në trajtimin e anginës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori