LAJMI I FUNDIT:

“Patatja e nxehtë” për kryeprokurorin në duart e Vjosa Osmanit

“Patatja e nxehtë” për kryeprokurorin në duart e Vjosa Osmanit

Pas përgjigjes së Gjykatës Kushtetuese për çështjen e emërimit të kryeprokurorit, radhën e ka presidentja Osmani që të dekretoj apo jo emrin e propozuar nga KPK-ja për këtë pozitë. Shoqëria civile ende presin që procesi të kthehet në pikën zero.

Të pakënaqur me votimin e Këshillit Prokurorial dy prokuror të cilët kishin pretendime që të merrnin pozitën që Këshilli ia besoj Blerim Isufajt iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese.


Shpresa e tyre që ankesa qe tyre do të marrë përgjigje pozitive u mbyll dje.

Gjykata, vendosi që kërkesat përkatëse t’i shpallë të papranueshme mbi baza procedurale, sepse parashtruesit e kërkesave nuk i kanë shteruar mjetet juridike siç parashihet me ligj.

E ky vendim duket se e ka lënë të habitur prokurorin e krimeve ekonomike, Shqipdon Fazliu.

Ai në një përgjigje të shkurt përmes telefonit ka thënë se nuk ka koment për atë çfarë ka thënë Kushtetuesja.

E përgjigja e gjykatës që udhëhiqet nga Genta Cakaj, nuk po shihet si e drejtë nga monitoruesit e sistemit të drejtësisë.

“Kjo gjykatë mezi nuk pret që të merr pretekste të caktuara në mënyrë që t’i shmanget vendimmarrjes meritore. Vendimi i djeshëm e ka ndërruar praktikën e punës së Gjykatës Kushtetuese. Arsyet që dje i ka përmendur dje Kushtetuesja janë jo bindëse”, ka thënë Jeton Hasani, IKD.

Pavarësisht kritikave që ka Shoqëria civile, sidoqoftë këta presin që shpejt të vijë një përgjigje nga Zyra e presidentes Vjosa Osmani për këtë çështje.

“Presidentja është Brenda afatit, mirëpo kjo cështje nuk duhet të tej zgjatet. Presim që shpejt të përfundoj, ne në fakt presim që procesi të kthehet në pikën zero”, është shprehur Hasani.

Ndërkohë zyra e Vjosa Osmanit, kanë zgjedhur që edhe sot të heshtin për këtë çështje.

Nga prilli i këtij viti zyra e prokurorit të shtetit është duke funksionuar me ushtrues detyre. Aleksandër Lumezi për 7 vjet kishte udhëhequr me Prokurorinë e Shtetit./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori