LAJMI I FUNDIT:

Pasuria e Daniel Craig është rritur dukshëm falë rolit të James Bondit

Pasuria e Daniel Craig është rritur dukshëm falë rolit të James Bondit
Daniel Craig (Foto: Sean Gallup/Getty Images for Sony Pictures/Guliver)

Daniel Craig ka luajtur në filma të ndryshëm gjatë karrierës, mirëpo më së shumti do të mbahet mend për rolin e James Bondit. Aktori është paraqitur në katër filma për agjentin sekret, ndërsa filmi i pestë në këtë rol, “No Time to Die”, do të vijë në vitin e ardhshëm.

Ndërsa falë portretizimit të ‘007’, 51-vjeçari ka fituar shuma të majme parash. Filmi i parë, në të cilin e luajti Bondin, “Casino Royale”, është lansuar në vitin 2006 duke sjellë përfitime prej afro 600 milionë dollarësh dhe njëherësh shënoi suksesin më të madh të një filmi për agjentin sekret kur është fjala për përfitimet.


“Quantum of Solace” grumbulloi përfitime prej 586 milionë dollarësh përfitime, ndërsa rekordi i “Casino Royale” qëndroi vetëm deri në vitin 2012, pasi që “Skyfall” (vazhdimi i tretë me Craigun në rolin kryesor) kaloi shifrën prej një miliard dollarësh përfitime.

Në këtë mënyrë, u rrit dukshëm edhe pasuria e aktorit, i cili në vitin 2015 ishte në listën e Forbes për aktorët më të paguar, duke qenë se për filmin e radhës, “Spectre” (që fitoi në total 881 milionë dollarë), ylli anglez u pagua 27 milionë dollarë.

Mens Health raporton se në vitin 2016, Craig kishte marrë ofertë prej 150 milionë dollarësh që t’i xhironte edhe dy filma të tjerë për Bondin, por ai ka pranuar që të luajë vetëm në një, pikërisht në projektin e radhës, “No Time to Die”, për të cilin nuk dihet se sa do të paguhet saktësisht.

Ndërsa, sipas Celebrity Net Worth, aktualisht pasuria e përgjithshme e Daniel Craig llogaritet rreth 130 milionë dollarë (118 milionë euro). /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Roja i sigurisë së Drake plagoset rëndë nga të shtënat me armë zjarri në rezidencën e tij në Toronto

Roja i sigurisë së Drake plagoset rëndë nga të shtënat me armë zjarri në rezidencën e tij në Toronto

Magazina
Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Aktorja Ana Lika konfirmon lidhjen me ish-banorin e Big Brother VIP Albania

Aktorja Ana Lika konfirmon lidhjen me ish-banorin e Big Brother VIP Albania

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Modelja tregon për aferën me yllin e Ligës Premier: Më kërkonte foto lakuriq, nuk e dija që ishte i martuar, gruaja e tij më ofendoi keq

Modelja tregon për aferën me yllin e Ligës Premier: Më kërkonte foto lakuriq, nuk e dija që ishte i martuar, gruaja e tij më ofendoi keq

Magazina
Kalo në kategori