LAJMI I FUNDIT:

Pasuesi i De Ligt, Lisandro Martinez i mahnit tifozët e Ajaxit me paraqitjen e tij në Ligën e Kampionëve

Pasuesi i De Ligt, Lisandro Martinez i mahnit tifozët e Ajaxit me paraqitjen e tij në Ligën e Kampionëve

Lisandro Martinez ka fituar besimin e tifozëve të Ajaxit pas largimit të Matthijs de Ligt nga klubi këtë verë.

Ish-kapiteni i klubit, 20 vjeç, bëri një lëvizje mahnitëse te Juventusi dhe i la tifozët e pasigurt për të ardhmen e mbrojtjes së Ajaxit, pa praninë e tij komanduese.


Por Martinez, i cili u transferua nga skuadra argjentinase Defensa në një marrëveshje katër vjeçare këtë verë, ka treguar se e ardhmja është e ndritshme për kampionët holandez me performancën e tij në ndeshjet kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Lisandro Martinez (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Qendërmbrojtësi argjentinas luajti në të dy ndeshjet kundër skuadrës greke PAOK pasi djelmoshat e Erik Ten Hag siguruan një barazim 2-2 në ndeshjen e parë para se të fitonin 3-2 në shtëpi në ndeshjen e dytë.

Një tifoz i Ajaxit, Marc Geschwind, ka krijuar një montazh për të treguar besimin e Martinezit në top dhe duke treguar aftësitë e tij në mbrojtje dhe gjëra tjera.

“E dija se ai ishte vlerësuar me të vërtetë shumë lartë dhe shumë më thanë që ai ishte qendërmbrojtësi më i mirë në Argjentinë, por ‘wow’, kurrë nuk e imagjinoja se ai do të ishte kaq i mirë”,

“Ai më ka befasuar dhe nuk besoj se e morëm atë me vetë shtatë milionë euro. Çfarë nënshkrimi”, ka shkruar në Twitter tifozi i Ajaxit.

Edhe disa tifozët e tjerë kanë ndarë ndjenja të ngjashme me Geschwind teksa vlerësuan reprezentuesin e Argjentinës. /Telegrafi/