LAJMI I FUNDIT:

Pastroni barkun tuaj: Pesë ushtrime të cilat nxjerrin helmin nga zorrët!

Pastroni barkun tuaj: Pesë ushtrime të cilat nxjerrin helmin nga zorrët!

Nëse keni probleme me zbrazjen e rregullt të zorrëve, këto ushtrime do t’ju ndihmojnë

Nëse keni telashe me metabolizëm të ngadalshëm, ndërkaq dhjami grumbullohet rreth stomakut, Telegrafi ju këshillon të veproni kështu:


⦁ Mos hani shumë
⦁ Lini anash ushqimin e yndyrshëm dhe të ëmbël
⦁ Hani më shumë pemë dhe perime
⦁ Kurrë mos hani pas orës 18:00
⦁ Gjatë ditës hani nga 4 deri në 5 porcione të vogla
⦁ Hani kefir, pemë me kokrra dhe fruta arrore.
⦁ Pini shumë ujë

Për të pasur stomak të hollë dhe të tendosur, ju propozojmë këto pesë ushtrime:

1. Ushtrimi vakuum

Shtrijuni në dysheme, ndërkaq këmbët lakoni derisa thembrat të jenë në dysheme në afërsi të vitheve tuaja. Lironi muskujt dhe nxirrni ngadalë frymën në mënyrë që në mushkëri të mos mbetet fare ajër.

Mos merrni frymë 10 deri 15 sekonda, pastaj merrni pak frymë dhe shtrëngoni stomakun. Pastaj sërish merrni pak frymë dhe shtrëngoni muskujt e stomakut. Qëndroni në atë pozicion 10 deri 15 sekonda.

Nxirrni frymën, qetësohuni dhe bëni disa frymëmarrje të shkurta. Pastaj tërhiqeni stomakun sado që të jetë e mundur pa marrë frymë dhe qëndroni ashtu nga 10 deri në 15 sekonda.

2. Plank

Pos muskujve të stomakut, ky ushtrim stërvit edhe të gjithë muskujt e tjerë. Merrni pozicion sikur për pompa dhe qëndroni ashtu sa më gjatë që të mundeni.

3. Biçikletë

Shtrijuni në shpinë, duart lakoni mbi kokë, ndërsa trupin ngrijeni pak dhe “vozitni biçikletën: me këmbë në ajër. Ky ushtrim duhet të bëhet rreth 20 herë.

4. Muskujt e barkut me ngritje këmbësh

Shtrijuni në shpinë, duart shtrini afër trupit dhe ngrini këmbët drejt tavanit. Pastaj lëshoni deri në dysheme dhe sërish drejt tavanit. Bëni 20 ushtrime të këtilla të stomakut.

5. Përdredhja – bashkimi

Shtrijuni në dysheme, duart shtrini mbi kokë. Njëkohësisht provoni t’i bashkoni duart dhe këmbët, ndërsa me duar të prekni shputat. Mos i lakoni këmbët në gjunjë. Këtë ushtrim bëjeni 20 herë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori