Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se Qeveria ka humbur legjitimitetin dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, por disa analistë besojnë se as LDK nuk është e interesuar për zgjedhje, por e bën një gjë të tillë për të rritur përkrahjen tek mbështetësit e vet.
LDK-ja ka bërë të ditur se të mërkurën do të organizojë një tryezë me të gjitha partitë politike. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se në tryezë do të diskutohet kriza institucionale dhe politike në vendi, humbja e shumicës parlamentare, mosfunksionimi normal i Kuvendit si dhe, siç ka thënë ai, “dështimi i funksionimit ligjor dhe kushtetues të institucioneve”.
Politologu Ramush Tahiri, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës, me debate të tilla do të kërkojë të dijë se sa ka përkrahje në iniciativa të ndryshme.
“Në këtë fazë, duket se edhe LDK-ja ka hequr dorë që ta rrëzojë Qeverinë këtë pranverë ose të organizohen zgjedhjet në qershor. Duket se çdo gjë është prolonguar për vjeshtë, aq më parë që jemi në proces të formimit të asociacionit dhe LDK-ja, nuk do të marrë një përgjegjësi të tillë. [LDK-ja ] do ta mbajë opinionin në tension edhe do të tregojë se ka ide, ose sa do të ketë përkrahje. Ky është qëllimi dhe asnjë qëllim tjetër”, konsideron Tahiri.
Ai thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës, si edhe disa subjekte të tjera, aktualisht nuk janë të gatshme që të hyjnë në një proces zgjedhor. LDK-ja, thekson Tahiri, nuk ka dal as me iniciativë e propozime konkrete.
“Duket fazë e mirë që të bisedojë për ndërtimin e një platforme me partitë e tjera parlamentare ose joparlamentare”, thekson Tahiri.
Edhe analisti tjetër politik, Artan Muhaxhiri, thotë se LDK-ja, me deklarimet e saj për ngritjen e një mocioni mosbesimi për Qeverinë Haradinaj, por edhe organizimin e tryezave për kinse zgjedhje të jashtëzakonshme, nuk është duke bërë asgjë tjetër veç sa po i jep energji elektoratit të vet.
“Mendoj se kjo po bëhet më shumë për ta energjizuar elektoratin e vet dhe për të krijuar një ide të gatishmërisë për zgjedhje të reja sesa që mund të ketë ndonjë gjë konkrete në këtë aspekt”, thotë Muhaxhiri.
Ai thekson se kërkesat për zgjedhje të reja në këtë kohë, nuk janë opsione reale pasi që, sipas tij, ato do ta çonin Kosovën në spirancën e pasigurisë dhe drejt një mjegulle politike.
“LDK-ja është duke dashur që të fitojë në aspektin e imazhit politik, mirëpo në aspektin konkret LDK-ja, ka pak gjasa të vogla që të kemi zgjedhje të shpejta, sepse asnjë subjekt tjetër veç LDK-së nuk është i gatshëm të shkojë në zgjedhje, as PDK-ja, as Vetëvendosje. Pra, edhe pse këtë e thonë deklarativisht, mirëpo në aspektin konkret politik besoj se asnjërës palë nuk i përshtatet të shkojë në zgjedhje të reja”, vlerëson Muhaxhiri.
Opozita në Kuvendin e Kosovës vazhdon të kontestojë legjitimitetin e Qeverisë aktuale të Kosovës, por zyrtarisht nuk ka ndërmarrë ndonjë nismë drejt ngritjes së ndonjë mocioni të mosbesimit, sado që kjo çështje përmendet si mundësi reale.
Koalicioni aktual qeverisës po ballafaqohet me faktin e humbjes së shumicës në Kuvend, pasi që Lista Serbe ka vendosur të kalojë në opozitë.
Megjithatë, bazuar në gjendjen aktuale, Qeveria nuk e ka shumicën, por as opozita nuk i ka 61 votat e nevojshme për rrëzimin e Qeverisë, por zyrtarët e LDK-së thonë se do të provojë të sigurojë votat e nevojshme për rrëzimin e Qeverisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak