LAJMI I FUNDIT:

Pasi vodhi makinën elektrike, hajni në Kaliforni vendosi t’i ikte policisë – e tradhtoi bateria

Pasi vodhi makinën elektrike, hajni në Kaliforni vendosi t’i ikte policisë – e tradhtoi bateria

Një Tesla Model S e bardhë që drejtohej nga një hajdut ndaloi vetë kur bateria e tij u shpenzua plotësisht.

Dhe kjo gjë i ndodhi hajnit në momentin kur ai po ndiqej nga policia në Los Angeles, Kaliforni, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Kështu, vlerësohet se kjo dëshmon se ankthi i ikjes së do të bëhet më i vështirë për kriminelët që përdorin EV-të si makina ikjeje.

Siç është bërë e ditur më tej, policia fillimisht nuk e dinte se Tesla ishte vjedhur.

Dikush thirri 911 për të raportuar se shoferi po sillej në mënyrë të pamatur, kështu që Policia e Los Anxhelosit u përgjigj për të ndaluar atë.

Megjithatë, shoferi kishte një plan tjetër, por me sa duket kishte harruar të mbushte baterinë përpara se të vendoste për një ikje nga policia.

Por një plan i tillë i dështoi.

Tesla në fjalë thuhet se i përkiste një prezantueseje televizive dhe është vjedhur ndërsa ajo ishte duke ndjekur një koncert.

Në momentin që ajo doli dhe shkoi në komisariat për të bërë kallëzim, EV ishte gjetur. /Telegrafi/