LAJMI I FUNDIT:

Pasi iu sigurua plazma e gjakut, Luan Jaha: Ju faleminderit, gjendja ime është stabile

Pasi iu sigurua plazma e gjakut, Luan Jaha: Ju faleminderit, gjendja ime është stabile

Pak më parë gjatë ditës së sotme (e martë) u kërkua gjak për aktorin e mirënjohur, Luan Jaha.

Për një periudhë të shkurtër kohore, me ndihmën e qytetarëve mjetet e kërkuara janë siguruar tashmë.


Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook nga avokati Ariani Koci, i cili falënderoi të gjithë ata që treguan vullnet të mirë.

Ndërkohë, edhe aktori reagoi në rrjete sociale, duke treguar edhe për gjendjen e tij shëndetësore.

“Ju faleminderit shumë për gatishmërinë. Gjendja ime shëndetësore është stabile. Uroj të shihemi për të mira”, ka shkruar ai në postim.

Pershendetje miq,

Ju falemnderit shumë për gadishmërinë!

Gjendja ime shëndetësore është stabile. Uroj të shihemi për të mira!

Ju paça ?❤

Posted by Luan Jaha on Tuesday, March 16, 2021

Ndërkohë, figura të njohur publike dhe ndjekës të Jahas i uruan shërim sa më të shpejtë. /Telegrafi/