LAJMI I FUNDIT:

Pasi Bashkimin e çoi në vazhdime, KB Rahoveci nuk shkon për t’u mposhtur në Prishtinë

Pasi Bashkimin e çoi në vazhdime, KB Rahoveci nuk shkon për t’u mposhtur në Prishtinë

Sigal Prishtina do ta presë KB Rahovecin të shtunën në mesditë në një nga duelet më interesante të javës në Superligën e basketbollit të Kosovës.

Edhe pse duel formal dhe i lehtë në letër për Sigal Prishtinën, në realitet pritet të jetë një duel shumë i vështirë për kryeqytetasit.


Prishtina po kërkon që të përgjigjet për disfatën shokuese nga Trepça javën e kaluar dhe ideale është përballja me Trepçën nëse shikojmë tabelën.

Sidoqoftë, dueli që zhvillohet të shtunën nga ora 13:00 e sheh këtë duel shumë të vështirë për vendasit pasi skuadra e drejtuar nga Jeton Nixha ishte afër që të shkakonte befasinë më të madhe të viteve të fundit duke mposhtur Bashkimin që po synon titullin këtë edicion.

Ndeshjen Rahoveci edhe pse pa palestër në cilësinë e vendasit në Gjakovë e çoi në vazhdime ku për dy pikë nuk arriti të shënonte fitoren më të madhe ndonjëherë në historinë e klubit Vreshtar.

Një paraqitje të tillë skuadra e drejtuar nga Jeton Nixha dëshiron ta shfaqë edhe ndaj Prishtinës në kryeqytet.

Lajm i mirë për Vreshtarët është rikthimi i Altin Morinës, një nga lojtarët më eksploziv në Superligë, i cili pritet t’i japë krah Tyler Deihl, amerikanit që pak ditë më parë në KTV foli fjalë të mëdha për Rahovecin dhe përmendi faktin se luan pa para dhe se dëshiron të fitojë.

I gatshëm për lojë pritet të jetë nga fillimi edhe qendra Besnik Sharku, i cili është kandidat potencial për përfaqësuese në pozitën 4 dhe 5.

Këto kredenciale 25 vjeçari nga Rahoveci pritet t’i tregojë në përballje direkte me reprezentuesit Fisnik Rugova dhe Urim Zenelaj, duelet që mund të shërbejnë si pasqyrë për përfaqësuese në një kohë kur basketbolli vendor po vuan për kualitet.

Mbetet të shihet çfarë do të ndodhë, por pavarësisht se Prishtina është favorite absolute, pritet të jetë një ndeshje mjaft interesante dhe e luftuar mes dyja skuadrave, e kjo i kontribuon më së miri cilësisë së basketbollit vendor.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Kalo në kategori